Elezaj e komenton dorëheqjen e Thaçit: Ishte e pritshme...

Politika

Elezaj e komenton dorëheqjen e Thaçit: Ishte e pritshme...

Nga: A.Z Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 14:50
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga posti i kreut të shtetit, pasi Gjykata Speciale i ka konfirmuar aktakuzën.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike Rexhep Elezaj, i cili në një prononcim për "Bota sot" ka thënë se Thaçi ka dhënë dorëheqje siç ka premtuar, ai do të duhej të jepte dorëheqje qysh në ditën kur Prokurori i Specializuar i'a publikoi aktakuzën më 24 qershor, e jo të pret konfirmim disa muaj më vonë.

"Ish presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, dha dorëheqje ashtu siç kishte premtuar, se nëse i konfirmohet aktakuza nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës speciale në Hagë, ai do jep dorëheqje nga posti i të parit të vendit, e që një gjë të tillë, sipas mendimit tim ai do duhej ta bënte në ditën kur Prokurori i Specializuar ia publikoi aktakuzën me 24 qershor, e jo ta pretë konfirmimin e saj disa muaj më vonë!", tha Elezi

Sipas tij ne çdo shtet ligjor kur ndonjë udhëheqësi politik i shpallet ndonjë aktakuzë, a’i jep dorëheqje të menjeherëshme dhe nuk mundet më ta ushtroi funksionin që bartë, gjë që Thaçi nuk e bëri e që ishte një gabim i madh politik dhe etik.

"E them këtë nga fakti, sepse në çdo shtet ligjor dhe demokratik, kur një udhëheqësi politik dhe shtetëror i shpallet ndonjë aktakuzë e cilit do nivel gjyqësor qoftë, ai jep dorëheqje të menjëhershme, ngase bazuar nga pikëpamja etike dhe morale një person i tillë nuk mund ta ushtron më funksionin që bartë, pa marrë parasysh se çfarë niveli ka ai funksion, sidomos kur bartë postin e lartë shtetëror siç është ai i presidentit, gjë që këtë nuk e ka bërë H. Thaçi, e që ishte një gabim i tij i madh politik dhe etik..!", tha ai

Më tej ka theksuar se ka qenë e ditur se Gjykata Speciale, Thaçit dhe Veselit do ua konfirmonin aktakuzën për faktin se në deklaratën Speciale qëndronin dy-tri aktakuza të rënda ndaj tyre, duke e pasur të qartë Thaçi dhe Veseli se bëhej fjalë për krime të renda.

"Ka qenë e ditur se Gjykata Speciale për Kosovën me seli në Hagë atij dhe Kadri Veselit do t’ua konfirmojë aktakuzën pas periudhës 6 mujore, duke pas parasysh faktin sepse në deklaratën e Prokurorit Special të dhënë për media me 24 qershor, qëndronin dy-tri akuza tepër të rënda ndaj tyre mbi të cilën ishte ngritur aktakuza me 24 Prill të këtij viti nga ana e GJS, e që Hashimi dhe Kadriu do duhej ta kishin pasur të qartë, se bëhej fjalë për krime të rënda, pra për vrasjen e afër 100 shqiptarëve, romëve, serbëve etj., pa marrë parasysh se a ishin apo jo këto akuza të vërteta", tha ai.

Më tej shtoi se për të ruajtur vlerat e UÇK-së, imazhin e Kosovës si dhe shkaqet morale do duhej të jepnin dorëheqje të menjeherëshme.

"Pra, duhej të jepnin dorëheqje të menjëhershme për ta ruajtur, së pari imazhin e Kosovës, pastaj edhe vlerat e UÇK-së si ish udhëheqës dhe ish luftëtarë të saj, por edhe për shkaqe morale para vetë organeve të shtetit të Kosovës si dhe opinionit të gjerë publik shqiptar, gjë të cilën nuk e bënë!", tha ai

Elezi theksoi se kanë qenë të detyruar të jepnin dorëheqëje pasi që aktakuzat e tyre u konfirmuan nga ana e GJS, duke e pasur parasyshë që këto aktakuza janë si ish udhëheqës të UÇK-së, e jo si funksionarë shtetërorë të Kosovës.

"Tanimë, pasi që aktakuzat e tyre sot u konfirmuan nga ana e GJS, ishin të detyruar të jepnin dorëheqje, mbase shumë të vonuar për shkaqet të cilat i cekëm më lartë, kur dihet se aktakuzat ndaj tyre janë si ish udhëheqës të UÇK-së, e jo si funksionarë shtetëror të Kosovës, të cilët që nga sot duhet të ballafaqohen me këto akuza tepër të rënda, për të cilat duhet të dëshmojnë se janë të pabaza, ose do të dënohen po qese ato do dalin se kanë qenë të bazuara, qoftë edhe pjesërisht. Urojmë që të dëshmohet e para..!", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat