Kërcënimet nga Serbia, Riza Smaka tregon se kush përbën rrezik më të madh se deklaratat e Vuçiç

Politika

Kërcënimet nga Serbia, Riza Smaka tregon se kush përbën rrezik më të madh se deklaratat e Vuçiç

Nga: G.B Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 20:22
Prof. Dr. Riza Smaka

Reagime të shumta në Kosovë dhe edhe nga NATO ka nxitur deklarata e Vuçiç, se nëse nuk zgjidhet me dialogu, konflikti Kosovë-Serbi mund të zgjidhet me luftë.

Lidhur me këtë, profesori Riza Smaka, ka thënë për gazetën "Bota sot" se më shqetësuese janë publikimet zyrtare serbe për pajisjen me armë moderne, të rënda e sulmuese të po atij shtetit, se sa deklarata e presidentit.

"Deklarata kanosëse me luftë kundër Kosovës e lansuar ditë më parë nga shefi i shtetit serb nuk ishte aq shqetësuese sa ishin dhe janë provokuese publikimet zyrtare serbe për pajisjen me armë moderne, të rënda e sulmuese të po atij shtetit", është shprehur ai.

Sipas Smakës, qeveritarët e Kosovës do të duhej të ishin më shumë kundër armatosjes së Serbisë dhe instalimit të bazave ushtarake të saj përballë kufirit të Kosovës.

"Reagimet e përfaqësuesve qeveritarë të vendit tonë do të duhej dhënë shumë më parë kundër armatosjes së tillë të Serbisë si dhe instalimit të bazave ushtarake të saj përballë kufirit të Kosovës. Deklarata verbale kanosëse e shefit të shtetit serbe adresuar Kosovës është më pak shqetësuese se sa armatosja intensive dhe serioze e shtetit serb e veçanërisht instalimet e bazave ushtarake të Serbisë gjatë dhe afër kufirit të vendit tonë", ka vlerësuar profesori.

Ai shton se qeveria do të duhej të kishte vetëm 16 ministri dhe se duhet investuar në nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes.

"Qeveria aktuale e vendit tonë ndër të tjera në funksion të ekonomizimit të parasë publike do të duhej të bënte Ligjin për Qeverinë në vend të 16 ministrive me 6 ministri. Edhe paratë e kursyera nga racionalizimi i Qeverisë aktuale kuantitative inefikase në ekzekutiv kualitativ efikas do të mund të investoheshin për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes. U mor vesh jo vetëm ato mjete por shumë e shumë sosh të kursyera nga harxhime irracionale vend e pa vend", ka deklaruar Riza Smaka për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat