“Vota borxh” për postin e kreut të shtetit

Politika

“Vota borxh” për postin e kreut të shtetit

Nga: G.B Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 23:16
Zyra e Presidentit

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga ky post dhe udhëtoi drejt Hagës, për t'ia lënë vendin si U.D e presidentit, kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

E për këtë post duket se ka ambicie nga partitë në pushtet por edhe nga PDK janë përmendur që mund të jenë në krye të shtetit.

Më i zëshmi nga të gjithë ka qenë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shpallur kandidaturën për president dhe partia e tij ka kërcënuar me rrëzim të Qeverisë, nëse partitë e koalicionit nuk i japin këtë post atij.

Së fundmi, Haradinaj tha se me dorëheqjen e Hashim Thaçit është krijuar vakuum dhe ai duhet të mbushet.

Ai deklaroi se për figurën e tij kanë edhe partitë e koalicionit, LDK, Nisma dhe AKR, por që ka nevojë për 2/3 e votave të deputetëve, për të cilat ai i ka bërë ofertë PDK-së.

Image
Ramush Haradinaj

 “Unë e kam dhënë një ofertë për të marr edhe besimin e PDK-së. Këtë do t’ia kthejë me votë kësaj partie për ndonjë post të një figure të tyre, qoftë president kryeparlametar, kryeministër. Këtë mund ta bëj edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Pra, që ata të më japin votat tani dhe ne t’ua kthejmë kur atyre t’iu duhen. Ata mund të votojnë edhe pa marrë pjesë në Qeveri, por pjesëmarrja e tyre do të krijonte stabilitet. Ne po japim premtim në parim. Është vendim i tyre. Ata mund të thonë s’po ia duam votën tuaj pastaj, por nëse e kërkojnë është një borxh politik”, ka deklaruar Haradinaj.

Por, duket se kjo ofertë do të jetë vështirë e pranueshme apo e realizueshme nga ana e PDK-së.

Sonte, U.D i kryetarit të partisë, Enver Hoxhaj, deklaroi se Haradinaj i ka borxh PDK-së, që e ka bërë kryeministër në vitin 2017, andaj duhet t'ia kthejë ato.

Image
Enver Hoxhaj

“Haradinaj ka të drejt legjitime ta shpallë kandidaturën për president. Por nëse flitet për vota hua, Haradinaj duhet të na kthejë borxhin neve pasi PDK e ka bërë kryeministër në vitin 2017. Pos që na ka borxh neve i ka borxhe edhe LDK-së pasi edhe ata e kanë bërë kryeministër në vitin 2004”, ka thënë Hoxhaj.

Ai madje e quan të ngutshëm deklarimin e Haradinajt për president nga PDK.

“Ajo deklaratë pak ditë pas aktakuzave ka lënduar çdo anëtarë të PDK-së, pasi vendi ishte në një situatë të pa precedentë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Se çfarë do të ndodhë më tutje për postin e presidentit, mbetet për tu parë, por çfarë të pritet për një post kaq të rëndësishëm, kur liderë të partive kërkojnë borxhe të votave, që të vijnë në krye të vendit, e flasin për kthim të borxhit të votave para disa viteve...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat