Masat e rrepta administrative japin efektet e veta, por kushtueshmëria është e lartë

Politika

Masat e rrepta administrative japin efektet e veta, por kushtueshmëria është e lartë

Nga: D.B. Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:36
Foto Ilustrim

Rritja në numra e rasteve të reja të infektimeve në Kosovë patjetër që kërko  domosdoshmërisht ndërmarrje nga qeveria, megjithatë duhet bërë një zgjidhje edhe për qytetarët.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Xhevat Meha i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot’ ka thënë se  masat në vend duhet të jenë të bazuara në këshillat nga ISHPK, por të jenë edhe të rrepta.

Image
Xhevat Meha

“Masat e mbylljes së qarkullimeve  jo se janë të përjashtuara, mirëpo do të duhej të ishin diku si të fundit. Nuk po shihet se qeveria ka ndërmarrë më herët masa të duhura preventive të cilat do të kishin ndikuar në mbajtjen nën kontroll të pandemisë”, ka thënë analisti Meha.

Sipas tij, masat e rrepta administrative japin efektet e veta, mirëpo kushtueshmëria është e lartë.

“Masat e vështira horizontalisht janë me preventivë dhe japin efekte me kushtueshmëri më të vogël. Edhe masat e rrepta kur merren si këto nga qeveria mund të hasin në kundërshtime e mos dëgjueshmëri qytetare. Kjo shumë lehtë mund të ndodh për faktin se kjo qeveri nuk ka përkrahjen dhe besimin e duhur qytetar, dhe për këtë qeveria duhet të jetë e vetëdijshme”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat