Pse Isa Mustafa po ia jep postin e Presidentit PDK-së?

Politika

Pse Isa Mustafa po ia jep postin e Presidentit PDK-së?

Nga: D.B. Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 16:53
Isa Mustafa

Në PDK duket se ende nuk është qetësuar situata në radhët e saj, shkaku i arrestimeve që janë bërë nga Specialja. Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se tani jemi mësuar me ndryshime deklaratash të disa krerëve të partive politike.

Image
Skender Mulliqi

“Tash dëgjuam deklarimin më të ri të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa së partisë së tij, nuk i takon posti i presidentit të shtetit, se e ka ekzekutivin. Pak ditë më parë kishte deklaruar edhe LDK është e interesuar për postin e të parit të shtetit. Deklarata e fundit e Mustafës duket së është më shumë thirrje PDK-së për koalicion qeverisës të zgjeruar. Mustafa këtë thirrje e ka bërë më shumë që mos të lëshohet pushteti, dhe as mos të lëshohet posti i të parit të shtetit nga PDK dhe LDK, të cilat tashmë janë mësuar që të qeverisin bashkë, edhe pse gjatë fushatave zgjedhore Mustafa duke adresuar akuza te renda tha së "kurrë nuk do të bën koalicion më PDK”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, për postin e presidentit të shtetit ka ende kohë të debatohet, pasi strukturave të vjetra më shumë po ju interesojnë postet, se sa shteti i cili gjendet në një situatë shumë të vështirë.

“Nuk po ka logjikë te duhur për shtet ndërtim dhe mirëqenie. Nëse nuk ndodhë një reformim i subjekteve politike, zor është që të shohim prosperim të proceseve demokratike dhe proceseve zhvillimore . Partitë politike janë burokratizuar dhe shumë po vuajnë nga meritokracia e brendshme. Lufta që po bëhet për pushtet i ka qitë në margjina interesat e Kosovës dhe të qytetareve të cilët janë duke përjetuar ditë dhe net shumë të vështira edhe nga pandemia. Lidhur më këto punë ishte dashur të mobilizohen i mbarë spektri politikë, së vendi po kalon një përudhë tepër të rëndë nga COVID 19. Është koha si kurrë më parë e qasjes konstruktive karshi të te gjitha problemeve të grumbulluara. Janë bërë tashmë mbytëse deklarimet dhe debatet e ndryshme ne televizione dhe medie tjera, të cilat nuk janë gjë më shumë, vetëm zhvendosjeje vemendje nga problemet e shumta, dhe janë riciklim mendimesh sterile”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat