Njohësi i çështjeve juridike: Luftën dhe UÇK-në e mbrojnë ata që po akuzohen si individ

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Luftën dhe UÇK-në e mbrojnë ata që po akuzohen si individ

Nga: A.Z Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 19:02
UÇK

Ka ditë që ka filluar fushata “Liria ka emër”, e cila përmes televizionit publik po transmeton histori të luftëtarëve të UÇK-së. Analisti Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” këtë sllogan e ka quajtur solidaritet për të dërguarit në Hagë, dhe fushatë kundër arrestimit të liderëve të luftës. Sipas tij, fushata të tilla transmetohen çdo natë por jo me njerëz kompetent por që ngjasojnë me komercializëm.

“Kjo quhet solidaritet për ata që i kanë dërguar në Hage, kjo fushatë më tepër është vetëdijesim për luftën dhe akterët kryesor të luftës. Përderisa, kjo fushatë nuk ka ndikim në gjykatë pikërisht për këtë është zhvendosur ne Hage, presion nuk mund t’i ushtrohet gjykatës. Kjo fushatë është kundër arrestimit të liderëve të luftës e kështu me radhë, përndryshe fushata të tilla e debate të ngjashme ka për çdo natë nga televizionet private dhe televizioni publik, në debate marrin pjesë gazetar dhe pronar mediash që bëjnë muhabet njëri me tjetrin, këto debate janë jo profesionale dhe jo me njerëz kompetent kjo ngjanë në një komercializim”, tha ai.

Ai më tej ka theksuar se lufta e shqiptarëve mbetet e përkrahur politikisht nga perëndimi nuk është temë për debat, sepse më shumë tregojnë presionin ndaj gjykatës, lufta më së miri mbrohet nga ata që janë akuzuar si individ.

“Lufta më së miri mbrohet nga ata që u akuzuan si individ, përkundër asaj se disa fushata këtë e pasqyrojnë si kundër UCK-së, kjo nuk është e vërtet. Lufta e shqiptarëve për liri është dhe mbetet legjitime dhe e përkrahur politikisht nga perëndimi kjo nuk është temë për debat. Këto debate me të vërtetë, më shumë tregojnë presionin ndaj gjykatës se sa ua shohin hairin njerëzit që i kanë marr dhe i dërguan atje në mënyrë të padrejtë,” tha ai.

Burjani shtoi se kjo fushatë është përgatitur më herët, por e lancuar përnjëherë dhe se kjo fushatë ka konotacione të gjëra që lidhen me luftën dhe vuajtjet e shqiptarëve për liri dhe pavarësi.

“Por, sidoqoftë kjo fushatë ka konotacione të gjëra për gjithçka që lidhet me luftën dhe vuajtjet e shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Liria ka emër është në kuptimin politik se do sakrificë, apo në gjuhën popullore thuhet sakrificë dikush akuzohet që populli do të gëzoj lirin, liria ka emër ka këtë kuptim sakrificë për të tjerët në këtë rast për popullin. Kjo fushatë ishte përgatitur më herët dhe e lancuar përnjëherë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat