Analisti politik parashikon skenarin e Speciales me nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Politika

Analisti politik parashikon skenarin e Speciales me nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Nga: A.SH Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 23:20
Foto ilustrim nga “Bota sot”

Sot është mbajtur konferenca e përbashkët gjyqësore ndaj ish-komandantëve politikë të UÇK-së.

Prokuroria ka kërkuar që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë në qershor 2021, dhe këtë mbrojtja e ka quajtur absurde.

Analisti politik, Sulejman Mehazi, për “Bota sot” ka thënë se, tek kjo Gjykatë diçka nuk është në rregull ku sipas tij, diçka po luhet pas skenës gjyqësore njësoj sikurse regjisorët që ju rrinë pas perdeve aktorëve në skenë.

“Konferenca e përbashkët gjyqësore ndaj ish-komandantëve politikë të UÇK-së tregon se diçka nuk është në rregull me këtë Gjykatë Speciale fantome të Hagës, këtu disi e diçka luhet pas skenës gjyqësore njësoj sikurse regjisorët mbrendësisht që ju rrinë pas perdeve aktorëve në skenë. Si është e mundur që seanca e parë e Gjykatës Speciale për të akuzuarit Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin të jetë i menjëhershëm, një apo dy ditë pas ardhjes së të akuzuarve në Hagë, kurse para seancës së dytë kjo Gjykatë Speciale befasisht, të mbajë konferencë për komoditetin e të akuzuarve për një moratorim gjyqësor shtatëmujor deri në qershor të vitit të ardhshëm të 2021”, deklaron Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Duke shtuar më tej se, kjo pauza shtatëmujore e prokurorisë ju jep hapësirë manipuluese si të akuzuarve me dëshmitarët e tyre poashtu edhe Gjykatës Speciale për të shprehur drejtësi selektive sipas direktivave apo të interesave të dikujt e pas hijeve të kësaj prokurorie.

“Moraturiumi apo pauza shtatëmujore e prokurorisë ju jep hapësirë manipuluese si të akuzuarve me dëshmitarët e tyre poashtu edhe Gjykatës Speciale për të shprehur drejtësi selektive sipas direktivave apo të interesave të dikujt e pas hijeve të kësaj prokurorisë. Ky moraturium i Prokurorisë deri më qershor të 2021 mundëson blerjen apo zhdukjen e dëshmitarëve kundër aktakuzave të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, kjo pauzë shtatëmujorëshe e ka kuptimin e parapërgatitjes së pafajësisë të komandantëve politik të Kosovës në krye me Thaçin e të tjerëve”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat