Situata në Kosovë po vlerësohet se është në gjendje të rëndë. Duke u nisur nga numri i madh i personave të prekur me virus korona, pozita ende nuk ka arritur të bëjë kuorum për projekt buxhetin, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentit dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka rezultuar me Covid19.
Ekspertët shprehen se vendi po shoqërohet me kriza të vazhdueshme politike që nga paslufta, por ata apelojnë se politikanët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e kësaj situate e cila po mbretëron në vend.
Halili: Kosova po përballët me krize të trefishtë?
Profesori, Nijazi Halili, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se Kosova gjendet në një krizë të trefishtë.
“Kosova sot është në gjendje të rëndë sepse kriza është e trefishtë: shëndetësia, politika dhe ekonomia e vendit tonë janë në krizë të thellë. Zhvillimet gjeopolitike, gjeo-ekonomike janë konvertim i krizave globale. Kosova po kalon një tranzicion kaotik të gjatë e tepër të vështirë në kushtet e mungesës së një përvoje historike demokratike”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Që nga pas lufta, sipas profesorit vendi është shoqëruar me kriza të vazhdueshme.
“Periudha e tranzicion nëpër të cilën kaloj vendi, që pas përfundimit të luftës u shoqërua me kriza të njëpasnjëshme politike, institucionale, ekonomiko-financiare, shëndetësore të cilat mbesin ndër sfidat e institucioneve të vendit. Përvoja e deritanishme në Kosovë, tregon se destabiliteti politik ka qenë gati një konstante e jetës politike kosovare. Ky ndikim ka çuar në mosfunksionimin normal të institucioneve, mungesën e paqes sociale e të qetësisë publike”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Më tej, Halili ka numëruar arsyet të cilat mund të çojnë vendin në një krizë të thellë politike.
“Tani jemi në një fazë të re të krizës ekonomike e cila lehtë mund të shndërrohet në një krizë të thellë politike, për shkak të mungesës së korumit për buxhetin e shtetit dhe bllokadës institucionale pas rezultoi me Covid19 ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit Vjosa Osmani. Gjendja e krijuar nga Koronavirusi me përmasa globale botërore, tani e ka përfshirë edhe vendin tonë, duke u rritur numri i të infektuarave enorme e pasojat mbetën të shifrën në ditët në vijim”, ka thënë profesori Halili për “Bota sot”.
Rreziku
Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi për “Bota sot” është shprehur se Kosova është duke përjetuar krizën më të rënde të pasluftës, dhe këtë e kanë ndërlikuar më shumë krizat permanente politike dhe institucionale.
“Kosova si vend i vogël, me ekonomi te lënë mbrapa, me nivel te lartë të atyre që po kërkojnë punë, me kategori sociale që mezi po e përthekojnë muajin, dhe e mbërthyer keq nga pandemia globale, është duke përjetuar krizën më të rënde të pasluftës. Jo vetëm krizat e lartë përmendura, por edhe krizat permanente politike dhe institucionale e kanë ndërlikuar situatën edhe më shumë në vend”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.
Sipas Mulliqit, për tejkalimin e krizës duhet të mobilizohen i tërë spektri politikë.
“Në vend duhet që i gjithë spektri politik të mobilizohet që kriza më COVID 19 të tejkalohet, këta sikur po i përçahen edhe më shumë për poste dhe pushtet. Kjo është marrëzi e llojit të vet, dhe është absurde për një shtet demokratik”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Gjithashtu, Mulliqi ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët, sipas tij nuk po i lënë anash inatet personale për të mirë të qytetarëve.
“Kemi një kuvend ku shumica e deputeteve nuk e kan vendin aty. Kuvendarët janë për të pru ligje, për të mbikëqyrë situatën dhe për të pru vendime në të mirë të qytetarëve, e jo që të marrin paga edhe ato shumë të majme, shume jo meritore. Nuk po lihen inatet anash për të votuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, kur qytetarët po ballafaqohen më jetë a vdekje nga virusi”, theksuar ai për “Bota sot”.
Më tej, Mulliqi vlerëson se pasi Osmani ka rezultuar me Covid19, më vend është ndërlikuar edhe më shumë situata politike.
“Sigurisht së më sëmundjen e krye parlamentares dhe ushtrueses të detyrës së presidentit të vendit, Vjollca Osmani me pandemi, ka bërë që situata politike të ndërlikohet më shumë”, ka potencuar ai për “Bota sot”.
Në fund, Mulliqi shprehet se politikanët duhet ta lënë anash luftën për pushtet, dhe ka treguar se çfarë duhet të bëjnë në këtë situatë që është krijuar në vend.
“Është e pa kuptueshme për një shtet normal, së si në një situatë të tillë shumë eskaluese dhe të rrezikshme për shëndetin e popullatës, nuk gjendet një gjuhë e përbashkët e mobilizimit që sado pak të ndihmohen kategoritë e rrezikuara. Numri i të infektuarave dita ditës po shtohet, dhe kjo paraqet rrezik të madh të daljes të situatës nga kontrolli në vend. Duhet lënë anash luftën për pushtet, në këtë rast, edhe për postin e presidentit të vendit, së ende ka kohë që të bisedohet kjo punë. Kur është fjala këtu, Kosovës i duhet një president konsensual, nëse edhe nuk është njeri i politikës. Krahas menaxhimit të situatës nga virusi, si e vetmja alternativë e daljes nga krizat e shumta, janë përgatitjet për zgjedhje të reja, në kohë sigurisht më të volitshme”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.