“Kuvendi i Kosovës teatër, deputetët aktorë” - analisti tregon arsyet e mosfunksionimit të Kuvendit

Politika

“Kuvendi i Kosovës teatër, deputetët aktorë” - analisti tregon arsyet e mosfunksionimit të Kuvendit

Nga: A.Morina Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 12:29
Foto Ilustrim

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratoj një sërë ligjesh, tash e një kohë. Kjo po vjen si pasojë e mos pajtimeve të ndryshme në mes pozitës dhe opozitës.

Madje, disa ditë më parë, pikërisht në Kuvendin e Kosovës shkaku i mos pajtimeve ndodhi një përplasje mes deputetëve të Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi në përgjithësi punën e Kuvendit të Kosovës. Ai sallën e Kuvendit të Kosovës po e sheh si një teatër, ndërsa deputetët i cilësoi si aktorë të dobët.

“Kuvendi i Kosovës, nuk po arrin të kryej punën e vet si duhet tash e sa kohë. Salla ku po mbahen seancat dhe kuvendarët e pranishëm, publikut të gjerë më shumë po ju duket si teatër më aktorë  të dobët. Dihet se kuvendarët janë aty për të sjellë ligje në dobi të qytetarëve të vendit, e jo të na servojnë paçavure të tilla, irrituese. Dihet se kanë përpara shumë ligje dhe vendime te tjera, e këta nuk po arrijnë ta votojnë as një ligj të vetëm, siç është ai i Rimëkëmbjes Ekonomike “, u shpreh Mulliqi.

Shkak i dështimit të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, Mulliqi nuk e  sheh vetëm Qeverinë Hoti, por edhe opozitën që për shkak të politikave nuk po e votojnë atë.

“Sigurisht se kjo është pasojë  e mosfunksionimit të duhur të kësaj qeverie, sepse nuk  po i ka numrat e nevojshëm, edhe pse në këtë rast as opozita nuk është dashur që përmes këtij ligji të  bëjë politikë, kur dihet rëndësia e ligjit për kategoritë e rrezikuara”, nënvizoi Muliiqi.

Ndërsa, shkaktarë të mosfunksionimit jo të duhur të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, e sheh mënyrën se si u formua Qeveria Hoti dhe si u rrëzua Qeveria Kurti.

“Mos  funksionimi i duhur i kuvendit e  me të edhe i qeverisë, i ka rrënjët edhe në mënyrën se si u formua Qeveria Hoti. U rrëzua Qeveria Kurti midis pandemisë edhe atë jashtë praktikave të deritanishme kushtetuese. Tjetër, Qeveria Hoti te shumica po konsiderohet  qeveri e pazareve politike, si dhe qeveri e pakicës me Listen Serbe, dhe kjo tash po reflekton keq në kuvend”, theksoi Mulliqi.

Kjo situatë, sipas analistit politik po e rëndohet edhe më shumë nga pandemia Covid-19, pasi po ka shumë telashe në menaxhimin e ekonomisë dhe shëndetësisë në vend.

“Ky  mos funksionim i duhur i Kuvendit si organi më i lartë i shtetit, është duke e rënduar situatën politike dhe veçmas atë ekonomike edhe më shumë , kur dihet së COVID 19 , është duke hapur  telashe të mëdha në menaxhim Situata po bëhet kritike për shëndetin e qytetarëve të vendit”, tha Mulliqi.

Ndërsa, për përplasjet verbale të deputetëve, Mulliqi tha se këto veprime nuk duhet lejuar assesi në  Kuvend dhe zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës politike janë mbajtja e zgjedhjeve të reja në vend.

“Akuza e Mustafës , tregon edhe  mos aftësinë e pushtetit që të ballafaqohet me problemet që po presin zgjedhje. Asnjë llojë dhune dhe as agresiviteti  në Kuvend nuk është e lejuar  , kushdo qoftë ai. Këta yryshnik të politikës gjithë orientimin e tyre e kanë si duket te pushteti dhe të përfitimet. Koha është për një qasje krejt tjetër politike. Kjo situatë, jo e mirë e krijuar, do të zgjidhej  vetëm me përgatitjet e zgjedhjeve  të reja”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat