Rasti i Florim Ejupit, a ka ende rrezik për vrasje të kundërshtarëve politikë?

Politika

Rasti i Florim Ejupit, a ka ende rrezik për vrasje të kundërshtarëve politikë?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 23 nëntor 2020 Në ora: 11:46
Rasti i Florim Ejupit, a ka ende rrezik për vrasje të kundërshtarëve politikë?

Florim Ejupi para pak ditësh në një intervistë televizive ka folur rreth akuzave të shumta në emër të tij, duke përfshirë ato të veprimtarëve të pasluftës. Atij i janë përmendur edhe disa organizime për vrasje të tjera, por që të gjitha nga këto ai i ka mohuar.

Me gjithë këto akuza, Florim Ejupi thotë se jeton i lirë në Gjermani, ashtu siҫ deklaroj vetë. Ai thotë se nuk qëndron prapa këtyre akuzave, andaj edhe e bën jetën normale. Ndërkaq fajin më të madh për të gjitha këto akuza ia drejton Shkumbin Mehmetit, i cili ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Mirëpo, derisa një person i tillë me gjithë ato akuza për vrasje qëndron i lirë, drejtësia në Kosovë duket se nuk e ka bërë punën e saj në ndriqimin e vrasjeve të pasluftës. Florim Ejupi madje, akuzoj njerëzit e LDK-së për vrasjen e Tahir Zemajt, duke thënë se po të ishte në vendin e Armend Zemajt, moti do ta zbulonte vrasësin në mesin e tyre.

Gazeta ka kontaktuar edhe ministrin dhe djalin e ish veprimtarit të LDK-së, Xhemajl Mustafës, Besian Mustafa për ta pyetur rreth këtyre deklarimeve dhe akuzave që u bënë në emër të LDK-së, mirëpo ai nuk preferuar të përgjigjet në këto pyetje.

Mirëpo eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, duke folur për vrasjet e pasluftës dhe të thënave ndaj tyre, thotë se tashmë që është krijuar Gjyqi Special në Hagë që edhe prijësit e shtetit i mbylli prapa grilave.

Tërnava: Drejtësia në Kosovë nuk ka funksionuar

Image
Hajrullah Tërnava

“Tani në kur jetojmë në këtë shtet tonin dhe hasim në ngjarje dhe ndodhi të ndryshme, por njëherit dëgjojmë komente të ndryshme lidhur me ndodhitë gjatë dhe pas luftës, e sidomos të rasteve të ndryshme që kanë ndodhur në të kaluarën, njeru e zhvillon botëkuptimet e tija në atë aspekt sikur ai e sheh situatën. Në këtë kohë tani kur e ka filluar punën e tij Gjyqi Special në Hagë, dhe një numër i prijësve tonë të shtetit të Kosovës, si të akuzuar tani janë të burgosur, edhe që atë gjyq e kanë themeluar vetë me të mëdhenjët e shtetit, sikur që na kujtohet që bënin edhe presion ndaj deputetëve që ta votojnë dhe ta miratojnë me dy të treta në Parlamentin e Kosovës gjë që edhe ashtu ndodhi”, thekson Tërnava.

Ai thotë tutje se tani gjyqi për të cilin folëm sa e ka filluar punën e tij dhe ditë e për ditë po i ftohen si të dyshuar të krimeve në bazë të atyre kritereve që është themeluar.

“Shteti ynë i ka institucionet e saj të formuara qysh pas luftës e sidomos me shpalljen e pavarësisë të vitit 2008, dhe me pavarësimin e shtetit edhe institucionit juridik i kanë qenë permanent të angazhuar dhe për ato obligime për të cilat angazhohen edhe janë pagua si gjyqësia, prokuroria, policia, AKI, ushtria etj. Deri më tani në popullatë vlerësohet se shteti është i kapur nga më të mëdhenjët e këtij vendi, sepse shumica e tyre nga skamnorët tani janë multimilionera dhe ka shumë nga qytetarë që me padurim po presin që Gjyqi Special të filloj me zbardhjen e të vrarëve shqiptarë gjatë dhe pasluftës, sepse edhe ata familjarë që janë duke jetuar më se 21 vite në ankthe për familjarët e tyre të vrarë pa asnjë arsyetim, janë për me na u dhimbur”, vlerëson ai.

Eksperti i sigurisë thotë se tani në këtë gjykatë do të ketë shumë dëshmitar të mbrojtur. Ndërkaq, sa i përket Florim Ejupit, për të cilin thotë se nëse argumentohet se është dorasi i shumë vrasjeve do të thotë se drejtësia në Kosovë nuk ka funksionuar.

“Tani edhe lidhur me këtë gjyqin special ka shumë dëshmitarë si të mbrojtur që do të dëshmojnë në Hagë. Ka edhe si të tillë sikur që përmendet emri i Florim Ejupi, i cili është i dyshuar për shumë vrasje në Kosovë, kurse ai ndodhet i lirë. Nëse konstatohet ky dyshim si i bazuar dhe argumentohet se personi në fjalë ishte dorëvrasës i shumë vrasjeve sikur që ka supozime, kjo do të thotë se drejtësia në Kosovë nuk ka funksionue, e as që paskem pas drejtësi ashtu si duhet, e sidomos nuk janë marr me zbardhjet seriozisht të vrasjeve të pasluftës, apo edhe nga kjo rrjedhë dyshimi se këta dorëvrasës kanë qenë argat të atyre që iu kanë dhënë urdhëra dhe detyra me paga të mëdha, për ato vrasje, prandaj jo vetëm drejtësia por i tërë sistemi juridik si gjyqësia, prokuroria, policia, AKI, etj duhen të jepin përgjegjësi për si të dyshuar të tillë, sepse nga këtu po lind dyshimi se edhe ata paskan qenë jo të pastër në keto veprimtari kriminale, nëse ata ishin si vrasës, pse nuk janë burgosur sipas procedurave juridike që i parashohin ligjet kosovare dhe nëse argumentohet si fakt që ata shefat në poste të larta shtetërore, që kanë pas fakte dhe dyshime të bazuara për kryrjen e atyre vrasjeve nga ky person apo edhe të tjerë, e nuk e kanë burgosur këtë person edhe të tjerët, gjatë atyre kohërave që ishin në ato poste të larta si përgjegjës”, vlerëson Tërnava.

Ai thotë më tutje se nuk kanë ngritur akatakuza ndaj këtij personi edhe që kanë pasur fakte që ai ishte në të vërtetë vrasës, atëherë edhe këta udhëheqës duhen të gjykohen për mosndërmarrje të veprimeve ligjore dhe të dënohen si pjesëmarrës në ato vrasje.

“Tani kohën që po e jetojmë nuk egziston rreziku për vrasje të kundërshtarëve politike, sepse koha që janë bërë ato vrasje nuk egziston ma, përkundrazi tash janë në të madhe duke u bërë hetime për shumë vrasje gjatë dhe pasluftës, por asesi s’duhet apriori që me mendue dhe me besue se s’ka asi që dojnë për qëllime të tyre, ose për përfitime si deri më tani, me i krye ato vepra, sepse nëse vritet një dëshmitar mbyllen edhe shumë vepra të kryera më herët të pazbuluara, sepse supozohet që ai është vrarë që ka ditur edhe për vrasje tjera, dhe ai që e ka pas drone-tuten se mos po burgoset, tani për të është më lehtë sepse e dinë që s’ka më dëshmitarë të këtyre vrasjeve, sepse i vdekuri nuk flet më”, thotë eksperti Tërnava.

Ai thotë se të gjithë të përfshirët në këto vrasje, qoftë edhe të lartit e shtetit tani janë në ankth pasi një ditë mund të zbulohen.

“Prandaj edhe nëse ka ndonjë që i ka krye këto vepra dikur si ky personi që përmendet e që është edhe tani në liri për ato vepra të dyshimta, pra ndonjë i madh i shtetit i ka qëndruar prapa, por tani ata e jetojnë jetën e tyre në ankthe, se e dinë që mund të zbulohen si të tillë që ishin dhe tani janë të preokupuar se si do ta jetojnë jetën e tyre në të ardhmen”, thotë Hajrullah Tërnava për “Bota sot”.

Mehmeti: Sot janë të rrezikuar familjarët

Image
Faton Mehmeti

Ndërkaq, analisti politik, Faton Mehmeti thotë ndonëse nuk është tani situata e njëjtë sikurse përpara, nuk përjashtohet mundësia e eleminimit të kundërshtarëve politikë.

“Tanimë nuk është gjendja si më parë, si menjëherë pas luftës, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e eleminimit të kundërshtarëve. Më shumë se kundërshtarët sot janë të rrezikuar dëshmitarët, familjet e tyre” vlerëson Mehmeti.

Duke përmendur rastin e Florim Ejupit, Mehmeti thotë se është dëshmia e radhës e një strukture kriminale e që do të zbardhen nga Gjykata Speciale. Sipas tij, Kosova ka prodhuar kriminelë që kur flasin për vrasje ju duket diqka normale, andaj Florim Ejupi duhet të dëshmoj në Hagë për të zbardhë urdhrat dhe vrasjet e pasluftës.

“Rasti i Florim Ejupit është dëshmi e radhës të organizimit të një strukture kriminale që është marrur me eleminimin e kundërshtarëve, e të cilat tanimë duket se do të zbardhen nga Gjykata Speciale. Derisa dikur eliminonim kundërshtarët, tani duket se po i hanë kokën njëri tjetrit me dëshmi kundër njëri tjetrit për të ruajtur veten. Fatkeqësisht, Kosova ka prodhuar kriminelë të tillë, të cilët kur flasin për vrasjet iu duket sikur flasin për diҫka krejt normale. Florimi duhet të dëshmoj në Hagë, për të zbardh përfundimisht se kush i urdhëroi dhe vrau paslufte”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat