Integrimi Evropian do duhej të mbetet prioriteti kryesor i shtetit të Kosovës

Politika

Integrimi Evropian do duhej të mbetet prioriteti kryesor i shtetit të Kosovës

Nga: D.B. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 17:08
Foto Ilustrim

Ndonëse Integrimi Evropian do duhej që të mbetet prioriteti kryesor i shtetit të Kosovës, megjithatë deri më tani është bërë shumë pak në këtë drejtim.

Kështu ka vlerësuar njohësi i Integrimeve Evropiane dhe i politikave të BE-së Sami Blakaj, i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se Qeveria e Kosovës, në bashkërendim me institucionet e tjera përkatëse, duhet të ndërmerre masa në përgatitjen e një strategjie të përbashkët për integrime.

Sipas tij, në këtë drejtim Qeveria e Kosovës duhet të ketë prioritete, të cilat në të njëjtën kohë janë edhe prioritete të Bashkimit Evropian.

Image
Sami Blakaj

“Prioritet ndër të tjera janë; forcimi i Reformës së Administratës Publike, forcimi i luftës kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave. Prioritet tjetër është edhe forcimi i reformës së gjyqësorit, implementimi i Strategjisë për Liberalizimin e Vizave, mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pjesëmarrja konstruktive në takimet rajonale”, ka thënë Blakaj.

Kurse sa i përket aspektin institucionale dhe politik si dhe formimit qytetarë, e cilat do të ishin investimet për të arritur ëndrrën moderne për integrim, Blakaj ka shtuar se Bashkimi Evropian funksionon mbi bazën e tri parimeve të përbashkëta institucionale: demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies.

“Mendoj se janë pikërisht këto tri parime evropiane mbi të cilat duhet të investoj skena jonë institucionale dhe politike. Në të njëjtën kohë janë edhe qytetarët kosovarë ata të cilët duhet të angazhohen aktivisht në artikulimin dhe përçimin e kërkesave të tyre karshi politikbërjes dhe nivelit të përgjegjësisë institucionale”, ka thënë njohësi i Integrimeve Evropiane dhe i politikave të BE-së Sami Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat