Kush do ta fitojë Podujevën?

Politika

Kush do ta fitojë Podujevën?

Nga: A.SH Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:13
Nexhmi Rudari, Shpejtim Bulliqi, Naim Fetahu

Në Podujevë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale. Për të parin e asaj komune në garë janë, Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga LVV dhe Naim Fetahu nga PDK.

Deri më tani LDK ka arritur ta ruajë bastionin e saj, Podujevë.

Mirëpo analisti politik, Sulejman Mehazi, për “Bota sot” ka thënë se, edhe pse LDK-ja ka fituar çdoherë Podujevën, kësaj radhe fitimtarë mund të dalë Shpejtim Bulliqi, sepse veprimet e fundit të Agim Veliut gjatë qeverisjes së LDK-së me Albin Kurtin vetvetiu ka zbehur konkurrencën e kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudarit.

“Dihet që pas luftës çdoherë gjatë zgjedhjeve lokale në Podujevë ka fituar LDK-ja, mirëpo këtë herë mund të del fitimtarë kandidati i VV-së, Shpejtim Mulliqi, mendojmë kështu për shkak se veprimet e fundit të Agim Veluit gjatë qeverisjes së LDK-së me Albin Kurtin vetvetiu ka zbehur konkurrencën e kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudarit. Veliu ishte nyja e pazgjidhur e shkaktar kryesor i mocionit për rrëzimin e qeverisë së Kurtit, ky veprim i pahijshëm i Agim Veliut nuk u pritë mirë nga qytetarët e Kosovës e ka ndikuar negativisht deri në mosbesimin e qytetarêve të Podujevës ndaj kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudarit”, thotë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, në Podujevë do të jetë një garë e madhe mes Nexhmi Rudarit të LDK-së dhe të Shpejtim Bulliqit të LVV-së, por përcaktues të fituesit do të jetë Naim Fetahu i PDK-së.

“Në anën tjetër edhe kandidati i PDK-së, Naim Fetahu, do marrë një numër të konsiderueshëm të votave dhe në turnin e dytë do jetë vendimtare për fitoren e njërit nga kandidatët e LDK-së dhe LVV-së. Në Podujevë do jetë një luftë e madhe në mes Nexhmi Rudarit të LDK-së dhe të Shpejtim Bulliqit të LVV-së, mirëpo fitoren e këtyre dy partive kundërshtare do ta vendos Naim Fetahu i PDK-së gjatë turnit të dytë të votimeve, pasi në herën e parë nuk do fitojë asnjëri prej kandidatëve. Pra, çelësi i fitoreve në mes LDK-së e LVV-së do jenë votat tregtare të PDK-së e cila si parti opozitare do duhej të votonte për LVV-në sesa për LDK-në në pushtet, por interesat partiake të PDK-së do ndikojnë se në cilën anë do votojnë qytetarët e PDK-së të Podujevës”, përfundon Mehazi. Kujtojmë, se më 29 nëntor mbahen zgjedhjet në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat