Pasuria modeste, ja çfarë posedon Nexhmi Rudari

Politika

Pasuria modeste, ja çfarë posedon Nexhmi Rudari

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:14
Nexhmi Rudari

Që nga momenti kur ish kryetari i Komunës së Besianës, Agim Veliu u emërua si ministër i Punëve të Brendshme, në vendin e tij erdhi Nexhmi Rudari. Ai vazhdoi punët e lëna në gjysmë nga Veliu.

Por, ai tashmë zyrtarisht ka hapur fushatën për kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Besianës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, cila është pasuria e Rudarit?

Deklarimin e pasurisë së tij e ka bërë në Agjencinë kundër korrupsionit.

Kandidati për kryetarë të Komunës së Besianës posedon një shtëpi pronë e përbashkët e trashëguar në vlerë prej 85 mijë eurove.

Image
Pasuria

Po ashtu, ka tokë të trashëguar të përbashkët në vlerë prej 15.000 mijë eurove.

Përveç shtëpisë dhe tokës, ai ka të trashëguar edhe mal në vlerë prej 550 eurove, shkruan "Bota sot".

Image
Paga

Rudari në vitin 2010 ka blerë një veturë të tipit Passat, e cila i ka kushtuar 3.500 euro.

Sa i përketë të hyrave vjetore përveç pagës që e merr nga buxheti i Kosovës, ai paguhet edhe nga një kolegj vendor, shkruan "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat