Po synohet largimi i Ramushit dhe zgjerimi i koalicionit qeverisës?

Politika

Po synohet largimi i Ramushit dhe zgjerimi i koalicionit qeverisës?

Nga: D.B. Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:12
Ramush Haradinaj

Deklaratat e kreut te LDK-së, Isa Mustafa për çështjen e presidentit në njërën anë, dhe për mbajtjen, apo mos mbajtën e zgjedhjeve të reja në vend, janë shumë kontradiktore.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se kohë më parë Mustafa kishte deklaruar, së nëse nuk merren vesh për postin e presidentit të Kosovës, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja, kurse në deklaratën e fundit Mustafa thotë së zgjedhjet janë bërë të shpeshta, dhe se nuk ka nevojë për përsëritje të tyre.

Image
Skender Mulliqi

“Më duket së Mustafa e sigurisht edhe partitë e tjera jashtë LV, nuk e kanë pse zgjedhjet përsëriten, por e kanë frikën e humbjes. Garda e vjetër politike e ka bërë tashmë primare pushtetin dhe përfitimet, kjo madje u pa edhe në pandeminë globale, me rrëzimin e qeverise Kurti. Kuvendi që dy muaj apo më shumë nuk po arrin që ta legjitimon Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, ligj ky shumë i nevojshëm që të zbutet sado pak situata e krizës që ka shkaktuar covid 19. Kur behët fjalë për zgjedhjen e kryetarit, Mustafa ka bërë thirrje krerëve të partive politike për një takim, mendoj se do të diskutohet edhe për zgjerimin të koalicionit më PDK-në. Nëse arrihet marrëveshja më këtë subjekt politikë, atëherë edhe zgjedhja e presidentit do të jetë formale, sipas deklaratës të Mustafës, së posti i presidentit nuk i takon LDK-së, duke predikuar ne PDK, dhe duke e përjashtuar kështu liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj nga kandidatura”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

Sipas tij, Kosovën po e presin sfida të mëdha para vetit, si bisedimet më Serbinë dhe sfida më e madhe aktuale është përballimi i pandemisë vrastare, e që kjo kërkon konsensus të partive politike në Kuvend, sikurse që kërkon konsensus edhe çështja e presidentit vendit.

“Rruga më e mirë e tejkalimit të situatës së rendë politike dhe te rrjedhave ekonomike, do të ishte që për një kohë të përshtatshme të behën përgatitjet për zgjedhje te reja nacionale. Kuvendi që shumë kohë nuk po funksionin si duhet dhe as nuk i ka numrat për prurje të ligjeve për çka edhe ashte i thirrur. Kjo dhe përplasjet që po bëhen në Kuvend, shumë i kanë irrituar qytetarët e lodhur ekonomikisht buzë stinës së dimrit. Kur bëhet fjalë për zgjedhje duket se barometër se kush do të fiton në zgjedhjet e ardhshme nacionale, do të është se kush triumfon në Podujevë, kandidati i LDK-së si bastion i deritashëm, apo do të fiton kandidati i LVV siç po paralajmëron bujshëm ky subjekt politik”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat