Josep Borrell demantoi Hashim Thaçin, e zbuloi planin e frikshëm që do ta zhbënte Kosovën

Politika

Josep Borrell demantoi Hashim Thaçin, e zbuloi planin e frikshëm që do ta zhbënte Kosovën

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 25 nëntor 2020 Në ora: 18:51
Hashim Thaçi

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, ka pranuar se muaj më parë, në tryezën e dialogut pati ide për shkëmbimin territorial mes Kosovës e Serbisë.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një opsion”, është shprehur ai.

Borrell, ka përmendur që ka shtete anëtare të Bashkimit Evropian të cilat e kundërshtojnë fuqimisht idenë e shkëmbimit territorial, por nuk ka përmendur emra se kush ishin ata.

Lidhur me deklaratën e tij ka pasur reagime të shumta në Kosovë.

“Hashim Thaçi shkonte politikisht drejt rrjedhës së dëshirave të Vuçiqit”

Analisti politik Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Borrell na bëri me dije që ishte diskutuar edhe rreth shkëmbimit territorial, por edhe pse nuk ka përmendur emra, aktorët politik si nga ana e Kosovës ashtu edhe nga ana e Serbisë dihen.

Image
Sulejman Mehazi

“Se është biseduar për shkëmbime territoresh në mes Serbisë e Kosovës e vërtetoi edhe përfaqësuesi i lartë politikë i BE-së Josep Borrel, i cili edhe pse nuk përmendi emrat e dialogun për ndryshime kufinjësh, por aktorët politikë si nga ana kosovare, si nga ana serbe dihen, ato janë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq së bashku me qeverinë serbe, në një anë, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Baton Haxhiu dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në anën tjetër”, tha ai.

Tutje ka theksuar se këta persona për shkak të politikë së prapësht të tyre kanë ngujuar Republikën e Kosovës si nga ana e brendshme ashtu edhe nga ana e jashtme politike e diplomatike.

Ai është shprehur se Thaçi për të shpëtuar vetën nga aktakuzat e Gjykatës Speciale, shkonte politikisht drejt dëshirave të Vuçiqit për shkëmbim territoresh, por jo për mbrojtjen e kufijve të Kosovës.

“Fajtorë kryesor për mos arritjen e marrëveshjes së kaq stërzgjatur të dialogut Kosovë-Serbi, pikërisht, janë personat e lartpërmendur të cilët me anë të politikës së prapësht kanë ngujuar popullatën dhe Republikën e Kosovës si nga ana e brendshme sociale e ekonomike, si nga ana e jashtme politike e diplomatike. Aktakuzat e ish-përfaqësuesve të UÇK-së tregojnë një argument tjetër se pse Hashim Thaçi shkonte politikisht drejt rrjedhës së dëshirave të Vuçiqit për shkëmbime territoresh e jo për mbrojtjen e kufijve të tërësishëm të Kosovës, po për të shpëtuar veten nga aktakuzat e Gjykatës Speciale”, përfundoi ai.

“Pala e Kosovës duhet të refuzoj çfarëdo teme që i referohet sovranitetit të shtetit”

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani, ka thënë se kjo temë është mbyllë nga Gjykata Kushtetuese dhe të mos ketë më diskutim për territorin e Kosovës, të refuzohet çdo temë që i referohet sovranitetit të shtetit, madje mos të ketë as dialog për çështjen e asociacionit.

Image
Blerim Burjani

“Kjo temë ka përfunduar dhe nuk duhet as të flitet e as të përmendet, pala e Kosovës duhet të refuzoj çfarëdo teme që i referohet sovranitetit të shtetit, s’ka diskutim për territorin e Kosovës, as çështja e asociacionit nuk mund të diskutohet dhe të ketë dialogë për të, kjo temë është mbyllë nga Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Burjani ka shtuar se Kosova me pakicën serbe duhet të hap dialog për themelimin e asociacionit, pakica serbe nuk dëgjohen lirshëm në Kosovë, nuk kanë as mendim të pavarur nga Beogradi gjë që bënë të ballafaqohen me probleme të mëdha.

“Kosova duhet të hapë dialogun me pakicën serbë ne Kosovë për të themeluar këtë asociacion, dhe se politika është kjo ose merre ose leje, s’ka negocim, s’ka kompetenca të reja e as ekzekutive. Kjo çështje trajtohet si e mbyllur nga verdikti i Gjykatës Kushtetuese. Pakica serbe është plotësisht pa zë të vetin, ata nuk dëgjohen lirshëm në Kosovë, nuk trajtojnë vet problemet dhe nuk kanë as mendim të pavarur nga Beogradi, kjo ka bërë që pakica serbe të ballafaqohet me probleme të mëdha”, përfundoi Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat