U përmend për President, vjen akuza e rëndë ndaj Fatmir Limajt

Politika

U përmend për President, vjen akuza e rëndë ndaj Fatmir Limajt

Nga: P.R Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 20:09
Fatmir Limaj

Dorëheqja e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, ka shkaktuar një ‘luftë’ të ashpër në Kosovë për postin e presidentit.

Më i zëshmi rreth kësaj është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili madje ka kërcënuar se nëse ai nuk zgjidhjet president, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Por në këtë drejtim nuk po rrinë të heshtur as nga partneri tjetër i LDK-së në Qeveri, Nisma Socialdemokrate.

Ashtu si AAK, edhe nga Nisma thonë se lideri i tyre, Fatmir Limaj është kandidati i duhur për president.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifiai cili ka thënë se janë disa politikan që mund të udhëheqin me postin e presidentit, duke përfshirë edhe Fatmir Limajn.

“Me po aq dinjitet dhe zotësi mund ta ushtroj postin e presidentit edhe Fatmir Limaj”, ka thënë Sherifi.

Por një të tillë e kundërshton në mënyrë të ashpër analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Nëse ka një parti më pa dinjitet ajo padyshim është NISMA. Kjo parti ë ndërtuar mbi bazë të familjarizimit, me intriga arriti të kalonte pragun, pasi qytetarët nuk e votuan. Ato pak vota që i mori kjo pari i ka marr nga familjarizimi, dhe tani dëshiron edhe postin e presidentit, ky është kulmi”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

Mehmeti ka hedhur akuza të rënda ndaj Fatmir Limajt.

“Fatmir Limaj, që është sinonim i hajnisë meriton të kalbet në burg. Ky njeri, nëse një ditë funksionon drejtësia do të kalbet në burg, ashtu edhe shumë nga anëtarët e saj. Andaj deklarata e Billall Sherifit është fyese për qytetarët, tu propozojë kandidat për president një njeri që duhet gjykuar për afera korruptive, është turp. Fatmirësisht kjo parti ka pak " kaçik" andaj, edhe le të shijoj pushtetin aktual derisa të shkohet në zgjedhje, pasi as 1 %të votave s’do i marrin”, shprehet më tej Mehmeti.

Madje analisti Mehmeti ka paralajmëruar arrestimin e Fatmir Limajt nga Gjykata Speciale.

“Pritet edhe arrestimi i Limajt, ashtu njësoj si edhe i Ramushit. S’do të ishte i plotë aktgjykimi nga Gjykata Speciale pa pasur para saj të gjithë ish krerët e luftës, dhe Limaj ka qenë njëri ndër ta”, ka përfunduar për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat