Një pjesë e buxhetit të Kosovës shkon për avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Politika

Një pjesë e buxhetit të Kosovës shkon për avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 25 nëntor 2020 Në ora: 22:48
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në Hagë

Aktualisht në gjykatën e Hagës ndodhen zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, si Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Poashtu, të tjerët si Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Salih Mustafa gjenden në të njëjtin vend për një kohë më të gjatë.

Paraqitjet e tyre të para në seanca tashmë kanë ndodhur, ndërsa nuk dihet saktë se kur do të nis gjykimi ndaj tyre. Janë përmendur disa data të mundshme, e që mund të jenë pas disa muajsh, mirëpo nuk ka ende ndonjë vendim zyrtarë.

Ajo që dihet tani është se kush qëndrojnë prapa tyre si avokat mbrojtës. Kështu, Hashim Thaҫi ka prezantuar një ekip mbrojtës prej tre avokatësh. Pierre –Richard Prosper është avokati kryesor i mbrojtës i Thaçit, që gjatë luftës ka qenë drejtor politik i UÇK-së; David Hooper, avokat kryesor i mbrojtjes përpara Tribunalit Ndërkombëtar për Ruandën në rastin e Andre Rëamakuban, një ministër në Qeverinë Ruandës, 1994, dhe më vonë për At Nsengimanan, një prift katolik i akuzuar për gjenocid. Dhe avokati i tretë nga Kosova është Dastid Pallaska, i specializuar në banka dhe financa, bashkime dhe blerje dhe financim të projekteve.

Ndërkaq, mbrojtja e Kadri Veselit përbëhet nga dy avokatët britanez, Ben Emmerson i njohur sidomos për proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në kuadër të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Poashtu edhe Andreë Cayley, avokat britanik me një karrierë të gjatë në hetimin e krimeve kundër njerëzimit.

Jakup Krasniqi ka thënë se kishte vendosur që të mos angazhonte avokat mbrojtës pasi siç tha, besonte në pafajësinë e tij. Mirëpo Krasniqi, ishte udhëzuar nga familjarët dhe miqtë që të këtë avokat. Andaj, Krasniqin, do ta mbrojë avokatja nga Malajzia, Venkatesëari Alagendra. Një prej rasteve me të njohura që ka përfaqësuar, Alagendra ishte kur ajo mbrojti Saif al-Islam Gaddafin, djalin e ish-diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi.

Ndërkaq, Rexhep Selimi do të përfaqësohet para gjykatës nga avokati britanik, David Young. Ai është specialist i së Drejtës Penale, me ekspertizë në të Drejtën Penale Ndërkombëtare.

Mirëpo kush do t’i paguaj gjithë këta avokatë të të akuzuarve nga Kosova? Ndërkaq nëse ata shpallen të pafajshëm a do të mund të ketë edhe dëmshpërblim?

Juristët në Kosovë thonë se të gjithë këta avokatë do të paguhen me paratë e buxhetit të shtetit, me pjesën që është e ndarë për këtë qëllim.

Sa i përket dëmshpërblimit, ajo duhet të bëhet nga Bashkimi Evropian, pasi tribunali i Hagës nuk ka paguar as më herët.

Smaka: Avokatët do paguhen me para të buxhetit të vendit tonë

Profesori Riza Smaka thotë se poashtu se të akuzuarit do të paguhen me para të buxhetit të shtetit. Ndërkaq të njëjtëve nëse shpallen të pafajshëm duhet t’i rimburohe një shumë morale e material varësisht nga rasti.

Image
Riza Smaka

“Mbrojtësit e autorizuar përkatësisht avokatët e tani të pandehurve e rrjedhimisht eventualisht të të akuzuarve udhëheqës të strukturave të UÇK- së në kolegjet prokuroriale e gjyqësore të specializuara, do të paguhen me para të buxhetit të vendit tonë! Nëse do të ndodhte dhe nuk përjashtohet ajo mundësi, që të pandehurit përkatësisht të akuzuarit në fjalë do të shpalleshin të pafajshëm, të njëjtëve do t'u takonte rimbursimi moral e material i cili mund të jetë i lartësisë së konsideruar.

Lartësia e rimbursimit caktohet nga rasti në rast dhe jo që nuk ka kritere porteknikisht nuk mund të ketë kritere të objektivizuara”, vlerëson profesor Smaka.

Burjani: Nuk dihet se a do të ketë dëmshpërblim

Ndër të tjera, juristi Blerim Burjani thotë se e rëndësishme është të shpallen si të pafajshëm të akuzuarit.

Image
Blerim Burjani

“Deri më tash nuk dihet se a do të ketë dëmshpërblim nëse lirohen të pafajshëm, avokatët e tyre paguhet nga buxheti i shtetit që është ndarë për këtë qëllim, dëmshpërblimi do të duhej paguar nga BE që e financon punën e kësaj gjykate.

Dëmshpërblim nuk ka paguar as më herët ish Tribunali i Hagës. Me rëndësi është lirimi nga aktakuza si të pafajshëm”, thekson Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat