Kosova apo Bashkimi Evropian - zbulohet se nga kush varet vazhdimi i mandatit të Speciales

Politika

Kosova apo Bashkimi Evropian - zbulohet se nga kush varet vazhdimi i mandatit të Speciales

Nga: A.Morina Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:27
Foto Ilustrim

Mandati i Dhomave të Specializuara, apo siҫ njihet në opinion Gjykata Speciale do të zgjasë deri në njoftimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

"Mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre”, thuhet  në një njoftim për medie të Dhomave të Specializuara.

Ndërsa, në lidhje me vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, foli njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani.

Ai u shpreh se Bashkimi Evropian nuk mund të vendos i vetëm për zgjatjen e mandatit të Speciales, pasi kjo varet edhe nga Kosova. Prandaj, Burjani tha se ky vendim duhet të merret në pajtim të dy palëve.

“Kjo nuk varet vetëm nga BE, marrëveshja është e qartë e mes Kosovës dhe BE, pra dy palët kanë të drejtat  e barabarta në këtë marrëveshje dhe ky mandat përfundon vetën me marrëveshje të dy palëve”, u shpreh ai, përcjell "Bota sot".

Tutje, Burjani deklaroi se BE nuk ka kompetenca absolute në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe si rrjedhojë e kësaj, ajo patjetër mandatin e Speciales duhet ta vendos në bashkëpunim me Kosovën.

“BE nuk është Kosova e as Kosova nuk është BE  dhe Kosova nuk është pjesë e BE,  pra dy palët vendosin për përfundimin e mandatit ashtu si e kanë themeluar. Bashkimi Evropian nuk ka kompetenca të ndara dhe absolute në Ligjin për Gjykatën e as në marrëveshje kjo nuk apostrofohet”, shtoi Burjani.

Në fund, ai tha se interpretimi I mandatit nga organi kushtetues i gjykatës është i një anshëm dhe i gabueshëm.

“Interpretimi i organit kushtetues të gjykatës është i gabueshëm dhe i njëanshëm, Dhomat e Specializuara për më shumë janë të Kosovës dhe jo të BE-së kjo është e qartë”, përfundoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat