Pas porosisë së AAK-së për postin e presidentit, profesori i drejtohet me disa pyetje, përmend Çakorrin

Politika

Pas porosisë së AAK-së për postin e presidentit, profesori i drejtohet me disa pyetje, përmend Çakorrin

Nga: M.H Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:37
Ramush Haradinaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

AAK po vazhdon të e përmendin se Ramush Haradinaj duhet të bëhet Shef i Shtetit. I fundit që ka folur është Ahmet Isufi, i cili ka thurur lavde se si Haradinaj është lider që i duhet Kosovës pasi ndali ndarjen e vendit. Ai ka thënë se udhëheqësi i Aleancës nuk i interesojnë vetëm marrja e postit por ka synim t’i shërbejë vendit.

Isufi ka argumentuar se lideri i AAK’së duhet të ngjitet në krye të shtetit sepse ndali procesin e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës.

Në lidhje me këtë deklaratë të Isufit, në një prononcim për “Bota sot”, profesori Sulejman Mehazi, i parashtroi pyetje Isufit duke iu drejtuar se nëse partia e tij i ka numërat e deputetëve të mjaftueshëm në parlament që Haradinaj të bëhet president. Duke vazhduar profesori i thotë Isufit që partitë siç janë VV, PDK, dhe LDK a mendon që nuk i kanë pazaret e tyre politike për president të Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

“Para se të ngjitet në krye të shtetit Ramush Haradinaj e pyesim nënkryetarin e AAK-së, Ahmet Isufin, se partia e tij a i ka numrat e deputetëve të mjaftueshëm në parlament që kryetari i AAK-së të bëhet president i Kosovës, si mund të bëhet president Ramush Haradinaj me 13 deputetët e tij, habitemi, se ku e qysh do t'i gjente AAK-ja edhe 48 deputetë nga partitë tjera për t'i bërë 61 votues në parlamentin e Kosovës, si mendon ashtu Ahmet Isufi? Se partitë tjera që kanë numër më të madh të deputetëve LVV-ja, LDK-ja e PDK-ja si kanë pazaret e tyre politike për president të Kosovës? E se aq lehtë LDK-ja e Isa Mustafës do lëshojë pe për t'u ngjitur në krye të shtetit Ramush Haradinaj”, u shpreh Mehazi.

Më tej, profesori vazhdon të thotë që më e keqja e deklaratës së nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi është se Haradinaj duhet të bëhet president për shkak se paska ndalur "procesin e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës”, e duke ja bashkangjitur edhe pytjen se Çakorri a s'ishte proces shkëputjesh territoresh nga ana e kryetarit të Haradinajt? Kujt i takon Çakorri?

Sipas Mehazit kërkesat politike të AAK-së, duhet të jenë më reale për shkak të numrit të vogël të deputetëve në parlamentin e Kosovës.

“Më e keqja e deklaratës së nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi është se Haradinaj duhet të bëhet president për shkak se paska ndalur "procesin e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës" po t'ia bëjmë dhe ne një pyetje të thjeshtë,të dukshme e të vërtetë Isufit, se Çakorri a s'ishte proces shkëputjesh territoresh nga ana e kryetarit të Haradinajt? Kujt i takon Çakorri? Mendojmë se kërkesat politike të AAK-së duhet të jenë më reale për shkak kaçikut të vogël politike të deputetëve në parlamentin e Kosovës, fuqia politike e AAK-së është aq sa e numrit të deputetëve në parlamentin e Kosovës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat