Dy opsionet për Qeverinë Hoti

Politika

Dy opsionet për Qeverinë Hoti

Nga: D.B. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:20
Kryeministri Hoti

Kjo qeveri me këtë përbërje nuk mund të zgjas shumë, ose duhet zgjeruar koalicioni, ose të shkohet në zgjedhje.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se kjo qeveri fragjile, ku duhet opozita të merr iniciativë për t'ia votuar ligjet, e ka jetën e shkurtër, maksimumi sa të mbaroj kjo pandemi në pranverë.

Sipas tij, Hoti duhet të fillojë punën që të fus në qeveri PDK, ose të shkohet në zgjedhje.

“Megjithatë mendoj se shkuarja në zgjedhje nuk u konvenon asnjërës, aq më pak LDK-së, e cila duket se ndodhet në pikën më të ulët të mbështetjes. Afati i qeverisë do të varet nga presidenti, zgjedhje e presidentit, që duhet të ndodh më së largu në prill, nëse nuk a rrihet ujdia, e që duket e vështirë të arrihet. Andaj, kjo qeveri duket se i ka ditët e numëruara, nëse nuk ndodh ndonjë befasi, e që besa vështirë të ndodh”, ka thënë analisti Mehmeti.

Ai konsideron se Qeveria Hoti po kalon nëpër një krizë të mungesës së konfirmimit të stabilitetit në numra, çka i pamundëson asaj të kaloj ligjet.

“Kështu që qeveria Hoti varet nga PDK, nëse ajo vendos t'i bashkohet ndryshe e ka të vështirë të vazhdoj për shumë kohë”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat