Ja pse duhet që një grua të emërohet në postin e presidentit

Politika

Ja pse duhet që një grua të emërohet në postin e presidentit

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:25
Ilustrim

Në prill pritet që të përfundoj mandati i presidentit.

Por, disa nga liderët e partive politike tashmë kanë bërë publike kandidaturën për pozitën e presidentit.

Në opinionin publikë u përfol se Isa Mustafa do të jetë kandidat për kryetar të shtetit.

Por, ky i fundit e ka mohuar, duke thënë se nuk ka ambicie për këtë pozitë. Pas kësaj deklarate të Mustafës janë përmendur disa emra nga LDK-ja se kush do të ishte kandidat për kryetar, por nuk ka asgjë zyrtare.

Sipas, njohësit të çështjeve politike, Rexhep Shahut, kandidati për president duhet të jetë një njeri që nuk ka ku e pickon Serbia.

“Është lajm shumë i mire që Isa Mustafa nuk do të kandidojë apo nuk aspiron të bëhet president. Boll ka punuar dhe ka drejtuar. Së cili mund të jetë kandidat nga LDK unë nuk e di, veç dua të jetë kandidat një njeri që nuk ka ku e pickon Serbia, të jetë një njeri intelektual i niveleve më të larta, autoritet moral që nuk ka borxhe e detyrime ndaj asnjë klani shërbimi apo grupi fetar që financon në Kosovë për arabizimin e Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Shahu ka dhënë arsyet se pse Kosova duhet të ketë një grua në pozitën e presidentit.

“Postin e presidentit do t'ia jepja ndonjë gruaje në Kosovë pasi Kosova para se gjithash është e lirë falë nënave të Kosovës”, ka deklaruar Shahu për “Bota sot”.

Kosova për momentin e ka për ushtruese të detyrës së presidentit një grua, e cila është Vjosa Osmani.

Ndërkaq, nga viti 2011 deri në vitin 2016, Kosova ka pasur për presidente të vendit Atifete Jahjagën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat