Vdekja e themeluesit të LDK-së deri tek akuza e Thaçit nga Specialja, këto janë fjalët e gazetares angleze

Politika

Vdekja e themeluesit të LDK-së deri tek akuza e Thaçit nga Specialja, këto janë fjalët e gazetares angleze

Nga: A.M. Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:22
Melanie McDonagh

Melanie McDonagh për The spectator ka bërë një shkrim për vjehrrin e saj, Esad Dautin.

Shkak për vdekjen e Esad Dautit është Covid19, përcjell “Bota sot”.

Esad Dauti në opinionin shqiptarë njihet si njëri ndër themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherë ka qenë edhe deputet.

McDonagh përmes shkrimit të saj tregon se çfarë e mësoi vdekja e vjehrrit të saj për virusin korona.

“Arsyeja pse po shkruaj për këtë humbje personale është se shqetësohem që e gjithë situata e Covid është politizuar, edhe kur vaksina më në fund po hyn në lojë”, ka shkruar ajo.

Më tej, McDonagh thotë se vjehrri i saj ka mundur ta marr virusin nga dikush që nuk e ka marr seriozisht virusin. Nga dikush që nuk ka mbajtur distancë, nuk e ka mbajtur maskën, si dhe nuk i ka pastruar duart, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, ajo përmend edhe masat e marra nga Qeveria e Kosovës, si orën policore. Sipas saj, kjo i bënë njerëzit të jenë më pak të kujdesshëm.

Ajo tregon se javën e kaluar kishte shkuar për darkë në një restauront në Londër, ku nuk respektoheshin aspak rregullat e sugjeruara nga OBSH, përcjell “Bota sot”.

Ndërkohë, McDonagh flet për Dautin, ku tregon se ishte shqiptar nga Kosova.

Si dhe gjatë konfliktit, ishte krah presidentit historik, Ibrahim Rugovës, i cili me mirësinë e tij  e tërhoqi vëmendjen e Amerikës, përkatësisht të Madeline Albrightit, që në atë kohe ishte Sekretare e Shtetit, si dhe të Nato-s, ku së bashku e larguan Serbinë nga Kosova, përcjell “Bota sot”..

Në fund, McDonagh përmend edhe rastin e ish presidentit Hashim Thaçit, të cilit i është ngritur aktakuza nga Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat