Përplasje të forta mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit, analisti shpjegon situatën: Ja falë kujt Osmani ndodhet në krye të shtetit

Politika

Përplasje të forta mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit, analisti shpjegon situatën: Ja falë kujt Osmani ndodhet në krye të shtetit

Nga: G.B Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:54
Vjosa Osmani

U.D  e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, së fundmi ka deklaruar se LDK ka vetëm logon, pasi ajo përfaqëson votuesit e saj.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta.

Reagime pati së fundmi edhe për shkak të marrëveshjes me William Walker që fillimisht Osmani tha se ka skaduar e nuk do të vazhdohet, ndërsa më pas vendosi që ta vazhdojë atë.

Image
Rexhep Shahu

Lidhur me këtë, publicisti Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën "Bota sot" se Osmani si U.D e presidentit ka qenë në lartësinë e duhur, përpos marrëveshjes me Walker, për çka ai thotë se as 700 Vjosa nuk e bëjnë punën e tij.

"Vjosa Osmani ushtruese e detyrës së presidentit besoj ka qenë në lartësinë e duhur, nuk e ka lënë vakant atë post dhe nuk e ka heshtur. Nuk jam i qartë se si është e vërteta taze lidhur me ndërprerjen e marrëdhënieve të presidencës së Kosovës me ambasadorin e famshëm Walker, zërin e parë që ia tregoi botës fytyrën kriminale serbe. Po flitet se Vjosa e ka ndërprerë marrëdhënien e presidencës së Kosovës me këtë ambasador dhe kjo do të ishte gjë veç të tjerave, shumë e shëmtuar, pasi 700 Vjosa nuk e bëjnë dot punën e William Walkerit në dobi të Kosovës", është shprehur ai.

Ndërsa, sa i përket deklaratës lidhur me LDK-në, Shahu thotë se ajo e ka thënë të vërtetën, pasi LDK e bëri atë deputete dhe në pozitat që ka tani, votuesit e LDK-së e bënë të tillë përndryshe do të ishte në shtëpi, ndërsa për zgjedhjet e reja thotë se mbetet të shihet nëse do të ndizen motorët e LDK-së.

"Sa i përket deklarimit të saj se ajo përfaqëson votuesit e LDK-së, kjo është e saktë se Vjosa është në ato poste që është falë LDK-së, pasi pa LDK-në Vjosa do të ishte duke gatuar petulla në shtëpi. LDK e vuri në ato poste dhe votuesit e LDK-së e bënë deputete, drejtuesit e LDK-së e vunë kryesuese të listës së deputetëve të LDK-së. Ndaj ajo e ka të saktë se përfaqëson votuesit e LDK-së, në këtë mandat politik që jemi. Në një mandat tjetër, në zgjedhje të reja, varet a ndizen të gjithë motorët e LDK-së për Vjosën apo jo. Por një gjë dihet për të gjithë e nga të gjithë, pa mbështetje politike të partive të mëdha askush nuk bëhet me post të lartë ose askush nuk bëhet dot as deputet", ka deklaruar Rexhep Shahu për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat