Paralajmërimi për zgjedhje, ja cilat parti priten të dalin nga gara

Politika

Paralajmërimi për zgjedhje, ja cilat parti priten të dalin nga gara

Nga: A.SH Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Vjosa Osmani tash u.d e Presidentes së Kosovës, ka bërë të ditur se në zgjedhje do të garojë me një Listë të vet.

Gjithashtu, ajo ka thënë se është afër me qëndrime me Lëvizjen Vetëvendosje, duke u konfirmuar edhe nga ana e LVV-së.

Analisti politik, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, pas fitores së thellë që korri LVV në Podujevë, bashkë me Listën e Vjosa Osmanit, do të arrin kuotën e nevojshme të votave, duke i përmbysur të gjitha subjektet tjera politike.

“Zënkat e ndërsjella të partive politike për postin e presidentit, në kohë kur i kemi shumë prioritete, duket se vetëm zgjedhjet e reja kanë mbetur zgjidhja më e volitshme. Me prishjen e koalicionit qeverisës LVV dhe të LDK-së, të tetorit të vitit të kaluar nga garda e vjetër, reformatorja Vjosa Osmani si bartëse e listës në LDK, nuk u pajtua më politikat e kreut në këtë subjekt politik, të cilët u treguan se nuk janë për reforma. U.d presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kohë që ka paralajmëruar shkëputje nga LDK, pas përjashtimit të saj nga të gjitha funksionet. Këtyre ditëve zonja Osmani ka dalë me qëndrim se do të formojë Listë te re, për zgjedhjet e radhës, dhe ka paralajmëruar se është afër me qëndrime karshi LVV. Pas fitores së thellë që korri LVV në Podujevë, mendojë se bashkë me Listën e Vjosa Osmanit, do të arrin kuotën e nevojshme të votave, duke i përmbysur të gjitha subjektet tjera politike”, shprehet ai.

Sipas tij, ajo arrin edhe ta kaloj pragun duke thënë se të paktën do t’i ketë së paku 10 deputetë në kuvendin e ardhshëm, që sipas tij paralajmëron edhe disa parti të vogla që mund të dalin nga gara politike për pushtet si AKR e Pacollit dhe NISMA e Limajt.

“Po flitet shumë se a do të arrin Lista ta kapërcen pragun zgjedhor. Unë mendoj që kjo listë do të këtë së paku 10 deputetë në kuvendin e ardhshëm. Qytetarët duket se tashmë kanë një qëndrim të ri karshi votës së dhënë. Ata kësaj radhe duket se do të përcaktohen maksimalisht për reforma që qojnë vendin kah zhvillimi dhe prosperiteti, dhe jeta shumë më e mirë së deri më tash. Me të drejtë mendohet dhe pritet se në zgjedhjet që do të mbahen LVV dhe Lista e Osmanit do ta fitojnë shumicën për parlamentin e ardhshëm. Ka shumë gjasë që disa parti të vogla të dalin nga gara politike për pushtet si AKR e Pacollit dhe NISMA e Limajt”, deklaron më tej Mulliqi.

Ai thotë se, paritë tjera si LDK-së i duhet reformat e brendshme partiake, PDK-ja është duke kërkuar konsolidimin dhe AAK ka mundësi të mbetet aty pasiqë ka elektorat konstant.

“LDK i duhen reformat e brendshme partiake që mos të bien si subjekt politik nga vendi i dytë, në te tretin, se po shihet se është duke e humbur elektoratin. PDK dhe AAK, ka mundësi të bëhen bashkë. Kjo mbetet të shihet se Haradinaj disa herë është ndier i zhgënjyer në këtë parti. AAK -ja megjithatë qe shumë vite ka elektorat konstant, dhe ka mundësi që të mbetet aty. PDK-në më së shumti e ka 'hallakat" Specialja dhe është duke kërkuar konsolidimin partak të radhëve të saj”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat