Çfarë qartësoi vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë? Analisti jep parashikimin se pse janë të tensionuara raportet mes Osmanit dhe Ramës

Politika

Çfarë qartësoi vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë? Analisti jep parashikimin se pse janë të tensionuara raportet mes Osmanit dhe Ramës

Nga: N. H Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ishte për vizitë tre ditore në Shqipëri.

Analisti politik, Faton Mehmeti, e ka komentuar vizitën e u.d Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shqipëri.

Ai dënoi mospraninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, në kohën kur ajo mbajti fjalën e saj. Mehmeti, vizitën e Osmanit e sheh si të natyrshme.

Ai është i mendimit se raportet personale dhe rreshtimet në njërin krah dhe në tjetrin po ndikojnë që raportet politike Kosovë-Shqipëri të jenë jo të mira.

Image
Faton Mehmeti

“Vizita e Vjosa Osmanit në Shqipëri është e natyrshme, mirëpo në vazhdën e acarimit të raporteve personale ndërmjet liderëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit. Fatkeqësisht, raportet personale dhe rreshtimet në njërin krah dhe në tjetrin po ndikojnë që raportet politike Kosovë-Shqipëri të jenë jo të mira. Vizita e Vjosës ka shkaktuar ‘tërmet’ në sensin që i ceki shqetësimet e saja në raport me qëndrimet e Edi Ramës. Ky i fundit është shkaktar për raportet e acaruar me Ramushin, Albinin dhe Vjosën pasi u përfshi në projektin e Vuçiqit dhe Thaçit për ndarje të Kosovës”, ka deklaruar analisti Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Mehmeti ka shtuar se kjo vizitë për të parën e shtetit të Kosovës ishte e sukseshme. Kurse, paraqitja e kësaj të fundit, ishte për t’u çmuar.

“Me Andi Bushatin pajtohem në shumë çështje, por jo në këtë rast. Vjosa s’ka shkuar me mision anti-Rama, por meqenëse ishte në Tiranë është e rrugës që vëllait t’i thuhet në sy kur e ka gabim. Vjosa s’kishte si t’i bënte katikule (qejfin) Edi Ramës derisa në mes qëndron ideja e tij, Vuçiqit dhe Thaçit për ndarje. Në përgjithësi e vlerësoj të suksesshme vizitën e Vjosës, dhe është për t’u çmuar paraqitja e saj në Kuvendin e Shqipërisë, një fjalim brilant dhe me dinjitet”, tha ai.

Kujtojmë se nuk ka ndodhur kurrë ku një kryetar qeverie i Tiranës e ka bojkotuar fjalimin në Kuvend të një kryetari shteti të Kosovës. Por, kjo ngjau me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani. Kryeministri Edi Rama nuk shkoi fare në sallën e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat