Zbulohet arsyeja e përplasjes me Jasharin - Ky është qëllimi i Lushtakut

Politika

Zbulohet arsyeja e përplasjes me Jasharin - Ky është qëllimi i Lushtakut

Nga: M.H Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:32
Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku

Ditë më parë kryetari i Komunës së Skënderajit, Bekim Jashari në një emisionin televiziv, i është drejtuar me disa akuza ish-komandantit të UÇK-së në Drenicë, Sami Lushataku.

Jashari tha se se sipas informatave që i kam marrë nga qytetarët, Sami Lushtaku ka qëndruar larg fronteve të luftës, shumë rrallë është ardhur tek lagjja e Lushtakëve.

“Nuredin Lushtaku dhe Bashkim Jashari kanë qëndruar gjatë tërë kohës tek Lagja e Lushtakëve. Nura dhe Bashkimi kanë thënë se Samiu shumë rrallë ka ardhur tek Lushtakët edhe kur ka ardhur ka ndjetë pak dhe ka ikë. Ka ndjetë në Kotorr edhe Radishëve me njësinë speciale të UÇK, së, atje s’ka pasur zone luftë”, është shprehur Jashari.

Në lidhje me këtë përplasje të Jasharit dhe Lushtakut në një prononcim për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, u shpreh që ka kohë që ka pasur përplasje të këtyre dy figurave.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij e gjithë çështja ka filluar për dy arsyje, të paren e sqaron Kelmendi se ka qenë kur Lushtaku dhe PDK e kanë votuar Jasharin për të parin e Komunës mirëpo mos bashkupunimi I këtij të fundit me PDK ka bërë që të ketë një mosmarrëveshje mes tyre.

“Ka kohë që në mes të këtyre dy figurave të Drenicës ka konflikte të mëdha. Se si dhe pse unë nuk mund të di sepse nuk ka shumë fakte për të caktuar shkakun. Megjithatë, mendohet se çështje që janë kryesore midis tyre ndahen me interesa për pushtet. Këtu mund të bëjën pjesë dy, sëë pari, lufta për pushtet, në zgjedhjet e fundit Sami Lushtaku dhe PDK e votuan Bekim Jasharin në postin e të parit në komunën së Skënderajit. Duket se këtu është edhe baza, sepse pas zgjedhjes së Bekim Jasharit kryetar të komunës, po duket se ky nuk bashkëpunoi me Lushtakun. Ai e injoroi edhe PDK-në”, u shpreh Kelmendi.

Arsyja e dytë sipas Kelmendit janë edhe pretendimet që Lushtaku ka në zgjedhjet e ardhshme për të kandiduar për të kryetar të Skënderajit. Por sipas Kelmendit kjo përplasje nuk i bënë mirë as qytetarëve të vendit e as Drenciës, pasi qyteti është në gjendje të rëndë si me punësim ashtu edhe në zhvillim e çdo diskutim tjetër është i dëmshëm për vendin.

“Së dyti, edhe Lushtaku edhe Jashari kanë shprehur pretendime për të parin në komunë në zgjedhjet e ardhshme. Të dytë do të dalin në zgjedhje. Mbi këto baza duhet shpjeguar konfliktin midis tyre.Mbi këtë e kanë edhe prejardhjen akuzat mbi pjesëmarrje në luftën e UÇK-së. Kjo nuk i bënë mirë asnjërit as edhe Drenicës dhe popullit tonë në Kosovë. Duhet ikur nga akuzat ndëreciproke për luftën. Pretendimet janë për pushtet dhe këtu ka mjaftë bazë për diskutim. Thjeshtë gjendja në komunë. Ajo është e rëndë. Punësimi, zhvillimi, gjendja soziale etj, janë fakte të bollshme. Çdo diskutim për luftën në formën e tillë është tepër i dëmshëm”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat