Deputetja e LDK-së ka disa fjalë për Osmanin, i’a përmend edhe Rugovën

Politika

Deputetja e LDK-së ka disa fjalë për Osmanin, i’a përmend edhe Rugovën

Nga: M.H Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentine Bunjaku-Rexhepi, në një intervist ekskluzive për “Bota sot”, ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend.

Ajo u pyet ndër të tjera edhe për Osmanin dhe largimin e saj nga LDK-ja, shkruan “Bota sot”

Deputetja u shpreh që Osamni nuk është përjashtuar nga LDK, ajo vetëm është larguar nga pozitat që ka pasur aty, e që miq siç ka në LDK nuk do të mund të gjej askund. Sipas saj LDK është histori në veti dhe se nuk mund të humbë pavarësisht që sulmohet.

Image
Valentina Bunjaku-Rexhepi

“Vjosa Osmani nuk është përjashtuar nga LDK. Ajo e di mirë që është larguar nga pozita e nënkryetarës dhe anëtares së kryesisë me shumicë votash të KP të partisë. Ajo nuk ka familje më të mirë se aty ku është rritur dhe aty ku është kandiduar për kryeministre të vendt.Vjosa e di mirë se askund nuk ka më shumë miq se në shtëpinë e saj në LDK, themelet e së cilës i vendosi presidenti historik Ibrahim Rugova”, u shpreh deputetja.

Bunjaku-Rexhepi u shpreh që LDK shumë shpejtë do të jetë forca kryesore sepse misoni I saj është madhor e këtë e di dhe Vjosa, pa LDK nuk mundet as Vjosa as Kosova të ecë përpara, përfundoi deputetja për “Bota sot”.

“Shtëpinë e saj e ndihmoi edhe ajo në shumë forma dhe unë mendoj se duhet ta ruajmë e forcojmë edhe kur kemi furtuna e stuhi me probleme, sulme e çka jo tjetër. LDK është histori në vete dhe tradita e saj nuk mund të humbë edhe pse ajo sulmohet gjithmonë. Shumë shpejtë ajo do të jetë forca kryesore sepse misioni i saj është madhor e në e dijmë këtë mirë sikur e din edhe Vjosa. Pa LDK nuk mundet as Vjosa as Kosova të ecë përpara, përfundoi Bunjaku-Rexhepi, për “Bota sot”.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në portalin online "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat