Nuk janë befasi deklaratat e Vuçiqit

Politika

Nuk janë befasi deklaratat e Vuçiqit

Nga: A.Z Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka vazhduar retorikën e tij në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit. Ai në një televizion serb tha se për sa kohë që është president i Serbisë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, mandat të cilin do ta ushtrojë deri në prill të vitit 2022.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se nuk i komentojnë deklarata e palëve që janë të përfshira në dialog.

“Si rregull e përgjithshme, BE-ja nuk i komenton komentet. Ritmi i dialogut përcaktohet nga të dyja palët. Si ndërmjetësuese, BE-ja do t’ia japë dialogut kohën që i nevojitet pa e përshpejtuar artificialisht, por njëkohësisht pa e zvarritur atë pa nevojë”, tha zëdhënësi i BE-së.

Lidhur me këtë ka folur analisti politik Skënder Zogaj, ku në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deklaratat e Vuçiqit në të kaluar kanë pasur sukses, që të mashtroj bashkësinë ndërkombëtare dhe t’i realizojë përfitimit hegjemonise.

Por, në historinë e Serbisë për herë të parë, kjo mënyrë e veprimit i ka dështuar me Dr. Ibrahim Rugovën, i cili me mençurinë e tij, arriti ta mposhtë regjimin më të egër serb.

“Deklaratat e Vuqiqit janë sikur birat e gardhit, nuk mshelen kurrë, sepse kjo është logjika e funksionimit të politikës serbosllave, e cila me fjalamani, gënjeshtra, kurdisje dhe vetviktimizim, në të kaluarën ka pasur sukses të mashtroj bashkësinë ndërkombëtare dhe të realizoj përfitimet e saja hegjemoniste! Për të parën herë në historinë e Serbisë, kjo mënyrë e veprimit i ka dështuar plotësisht me Dr. Ibrahim Rugovën i cili, me urtësi, mençuri dhe vizionaritet bashkëkohor, arriti ta mposht regjimin më të egër serb dhe katallanin Millisheviç, i cili e ka lënë lëkurën nëpër fronte luftash e shpirtin në Hagë, duke përfunduar si kriminel”, tha ai.

Tutje Zogaj ka theksuar se të njëjtë politik të Millosheviçit po e luan edhe pasardhësi i tij Vuçiq me deklaratat e tij, politik të till e konsideron edhe deklaratën për mosnjohjen e Kosovës deri në vitin 2022, që edhe deri atëherë do të vlej vetëm vullneti i popullit serb.

Sipas tij, kjo që BE-ja po hesht, është përgjigja më e mire që po i jepet Serbisë, për arsye se BE ka planin e saj. Ai thotë se Kosova shumë shpejt do të njihet edhe nga 5-shja e munguar, ndërsa Serbia mund të vazhdojë të bashkëjetojë me arushen kaukaziane.

“Këtë politikë po e luan edhe pasardhësi i tij Vuçiq me deklaratat e tij tē përçudme, të cilat po i thotë me shumë zjarr, por në të shumtën e herës po digjet në zjarin që po e krijon. Të këtillë e konsideroj edhe deklaratën për mosnjohjen e Kosovës deri në vitin 2022, e edhe atëhere, do të vlejë vetëm vullneti i popullit serb. Kjo që BE-ja po hesht, mendoj unë, është përgjigja më e mirë që po i jepet Serbisë, sepse, BE e ka planin e saj dhe, tashmë dëshi apo jo Serbia, ajo do ta bëjë punën e saj. Kosova do të njihet shumë shpejtë nga 5-shja e munguar dhe, shqiptarët do të integrohen në strukturat euro-atlantike ndërsa Serbia mund të vazhdojë të bashkëjetojë me arushen kaukaziane! Në fund të fundit, Kosovës nuk i hyn fare në punë Serbia e degraduar që po shkon kah pashallëlu i Beogradit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat