Vendimi i Kushtetueses dhe zgjedhjet e reja, analisti ‘zbulon’ formulën se si LDK-ja mund t’i fitojë zgjedhjet

Politika

Vendimi i Kushtetueses dhe zgjedhjet e reja, analisti ‘zbulon’ formulën se si LDK-ja mund t’i fitojë zgjedhjet

Nga: G.B Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:51
LDK

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen së shpejti.

Kjo, pasi sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli jokushtetuese votën e deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

E tani u.d e presidentit të vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur takime me përfaqësuesit e partive politike dhe pritet që së shpejti të caktohet edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se vendi do të shkojë në zgjedhje dhe kjo nuk shihet tragjedi, derisa shton se qeveria do të duhej të vazhdonte pasi ishte serioze dhe profesionale, me Hotin që do të mbahet mend për seriozitetin e tij si drejtues qeverie.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që vendi të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme. Shpeshtësia e lehtësia me të cilën Kosova shkon në zgjedhje dhe zgjedhjet nuk shihen si tragjedi as nga populli e as nga klasa politike, është një gjë pozitive dhe e lavdërueshme. Në fazën që ishte Kosova dhe kjo qeveri, në projektet e punët që po bënte, mendoj se duhej të vazhdonte të qeveriste pasi ishte një qeveri serioze, teknike, profesionale dhe kryeministri Hoti do të mbahet mend gjatë për seriozitetin e tij si drejtues qeverie, ndonëse nga qarqet keshe revolucionare e islamike radikale është sulmuar ashpër e nënvleftësuar. Do të kërkohet një kryeministër si Hoti sepse u be një model i lakmueshëm. Këtë nuk e çmojnë as e vlerësojnë individë që dinë veç shkrim e këndim e kanë telefon të mirë në dorë dhe munden të shkruajnë një opinion në Facebook e tyre nga kudo që ndodhen. Këtë e vlerësojnë parametrat që arriti kjo qeveri në raport me dialogun dhe vëmendjen për Kosovën që mori në SHBA”, është shprehur ai.

Image
Rexhep Shahu

Sipas Shahut, LDK që është pema më e madhe e politikës, nëse i thërret në skenë për ndihmë morale gjigantët e saj që janë gjallë që e kanë krijuar dhe e kanë rritë këtë parti, që i kanë dhënë emër e jehonë kësaj partie, atëherë LDK bëhet e papërmbajtshme por sipas tij, nëse drejtuesit rrinë në kalin e inateve, LDK do të jetë e niveleve që është.

“Sa për zgjedhjet e renditjet në zgjedhje të partive politike dua të besoj se LDK, që është pema e madhe e politikës nga e cila kanë mbirë parti filiza të tjera e janë rritë, do të qëndrojë në nivelet që është, mendoj unë, por nëse do të dijë të administrojë mençurinë e saj, nëse do të thërrasë në skenë për ndihmë morale gjigantët e saj që janë gjallë që e kanë krijuar dhe e kanë rritë këtë parti, që i kanë dhënë emër e jehonë kësaj partie, atëherë LDK bëhet e papërmbajtshme. Por nëse drejtuesit e saj aktualë do të rrinë sërish në kalin e inateve dhe do të mendojnë se ata janë dhe nuk ka tjetër, atëherë LDK do të jetë në nivelet që është”, ka vlerësuar Shahu.

Ai shton se LDK do të gjendet mirë nëse ndodh një pajtim real në mes të Vjosa Osmanit dhe LDK-së por sipas tij, ajo nuk ia ka shtuar as pakësuar elektoratin kësaj partie, pasi LDK është parti që di ta ndërtojë e mbajë Kosovën.

“Në LDK ka nisë prej kohësh edhe konflikti nga Vjosa Osmani e cila mendon se është ajo partia LDK dhe se LDK frymon falë asaj. Nëse Vjosa afrohet tek LDK dhe ndodh pajtim real, atëherë LDK do të gjendet mirë. Por Vjosa nuk ia ka shtuar as ia pakëson elektoratin LDK sepse vështirë se dikush militon në atë parti për hatër të Vjosës. Sepse LDK nuk është parti hatri, parti fisi, parti familjesh, ajo është partia që din të ndërtojë e ta mbajë Kosovën, din të luftojë e të mos mposhtet nga enverizmi e komunizmi, din të jetë parti e djathtë lidere e partive të djathta. LDK e sulmojnë të gjithë majtistët dhe enveristët dhe në fushatë zgjedhjesh ata rreshtohen pothuajse si me urdhër nga Serbia. LDK kanë filluar ta sulmojnë edhe islamikët radikalë, edhe disa individë që LDK i ka rritë dhe i ka formuar e janë bërë zyrtare. Këta individë që u ka dhënë emër LDK futen në xhepat e partive të tjera dhe sulmojnë LDK-në, duke harruar se po të mos investonte LDK tek ata, ata do të mbeteshin askush. Kosova sot e gjatë do të ketë rrezik nga enverizmi e ekstremizmat islamikë radikalë që i nxit e sponsorizon pa ndërprerje Serbia, me qëllim që ta paraqes Kosovën vend islamik dhe të ngjallë antipatinë e vendeve evropiane nda saj”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat