Analisti tregon pse Rama i bëri ato deklarata për Osmanin

Politika

Analisti tregon pse Rama i bëri ato deklarata për Osmanin

Nga: A.SH Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:41
Vjosa Osmani dhe Edi Rama

Pas vizitës që ditë më parë kishte bërë u.d së presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar ashpër presidenten në detyrë të Kosovës, duke thënë se në Shqipëri Osmani vjen për të bërë propagandë me qëllim që të fitojë vota në Kosovë.

Analisti politik Skënder Mulliqi në një prononicm për “Bota sot” ka thënë se, Vjosa Osmani në atë vizitë treditore më së paku ka udhëtuar për të bërë fushatë elektorale siç u shpreh në një deklaratë para medieve, Edi Rama.

“Mos pritja e u.d të presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u bë duke shkelur protokollin për vizitat e tilla të larta shtetërore. Reagimi i Ramës ishte më shumë shprehje mllefi ndaj deklaratave të Vjosës se Minishengeni është në dëm të dy shteteve shqiptare, dhe se e faktorizon Serbinë e Vuqiqit në rajon. Osmani në Shqipëri në vizitë treditore më së paku ka udhëtuar për të bërë fushatë elektorale siç u shpreh në një deklaratë para medieve, Edi Rama”, shprehet Mulliqi.

Sipas tij, fjalimi i Vjosës sigurisht se nuk është pëlqyer nga Rama, edhe për faktin se zonja Osmani e ka çmontaur politikën jo serioze dhe kokëtuese të Edi Ramës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuqiq edhe lidhur më temën e hequr nga tavolina për shkëmbime territoriale.

“I gjithë fjalimi pa shtrembërime të caktuara politke të kryeminisitrit Rama, ka qenë në funksion të bashkëpunimit shumë më të madh se deri më tash të dy shteteve tona. Kaptinë e veçantë e fjalimit ishte që të votohet një rezolutë për gjenocidin serbë në Kosovë, e lënë pas dore që 21 vite pas përfundimit të luftës. Fjalimi i Vjosës sigurisht së nuk është pëlqyer nga Rama, edhe për faktin së zonja Osmani e ka çmontaur politikën jo serioze dhe koketuese te Edi Ramës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuqiq edhe lidhur më temën e hequr nga tavolina për shkëmbime territoriale. Rama deri më tash është sjellur më politikanët nga Kosova, sikur ai të ishte padroni, e këta të dëgjueshmit e tij. Këtë gjë kësaj radhe nuk e lejojë Vjosa Osmani, e cila edhe u injorua nga kryeministri Rama. Osmani po tregohet për herë të parë në Kosovë, si një politikane shumë e përgatitur për sfida, duke i mbajtuar parimet e saja dhe duke mbrojtur kauzën e drejtë për shtetëndërtim dhe mirëqënje. Secili njeri i politikës duhet përkrahur Vjosën, se Kosova është lodhur nga strukturat e burakratizuara dhe të korruptuara politike që shumë vite. Koha e logjikës së vjetër të sundimit mbi masën ka kaluar”, deklaron Mulliqi.

Mirëpo ai sheh optimizën tek Osmani duke thënë se, është koha e politikanëve të moderuar e serioz si Vjosa Osmani për kthesa pozitive ne Kosovë, duke shtuar se ajo nuk ka nevojë për propagandë.

“Është koha e politikanëve të moderuar e serioz si Vjosa Osmani për kthesa pozitive ne Kosovë. Vjosa nuk ka nevojë për propagandë. Ajo ishte dy herë radhazi femra më e votuar në zgjedhjet e mbajtura nacionale me LDK. Edhe kësaj radhe më Listën e saj pritet se do të arrinë të fitojë votën e shumë qytetarëve, të cilët do të votojnë për progresin dhe për një jetë shumë më të lumtur se deri më tash në Kosovë”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat