Letra e vëllait të Sali Çekajt për LDK-në, vjen përgjigjja nga veprimtari: Ky është skenari kundër partisë së Isa Mustafës – ja lufta speciale...

Politika

Letra e vëllait të Sali Çekajt për LDK-në, vjen përgjigjja nga veprimtari: Ky është skenari kundër partisë së Isa Mustafës – ja lufta speciale...

Nga: N. H Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:25
Lidhja Demokratike e Kosovës

Gjatë ditës së sotme, vëllai i heroit kombëtar Sali Çekajt, Smajl Çekaj, ka dërguar një mesazh në drejtim të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me që rast i ka kritikuar këta të fundit.

Çekaj në atë letër e shpreh pakënaqësinë e tij lidhur me zhvillimet e fundit.

E, ndaj kësaj letre ka reaguar veprimtari i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Bajraj, shkruan “Bota sot”.

Ai lidhur me këtë çështje, ka thënë se këtë letër të Çekajt, e sheh si shpirt në trup të huaj, çfarë sipas tij nuk ishte realisht heroi i kombit Salih Çekaj.

Image
Fatmir Bajraj

“Me lejoni të shpreh atë që ndjejë me aq sa di; Respekt të pa fund, familjes Çekaj, z.Smajl Çekaj dhe në veçanti, Heroit të Kosovës, themeluesit të rezistencës së armatosur në Republikën e Kosovës, Salih Çekaj. Shkrimi nuk me pëlqeu, përkundrazi, e shoh si shpirt në trup të huaj, çfarë nuk ishte realisht Salih Çekaj. Ai ishte vetvetja, dhe këtu e shoh një shkrim të drejtuar nga dy e ma shumë adresa (autorë) dhe traget ka më shumë se sa LDK-në, deri në Prokurori të Shtetit. Ky shkrim mund të jetë gjithçka tjetër, por kurrë s’besoj se mbanë autorësinë e vëllait të Heroit Salih Çekaj, Smajl Çekaj”, shprehet Bajraj për “Bota sot”.

LEXO EDHE: Vëllai i heroit Sali Çekaj i dërgon letër publike kryesisë së LDK-së: Vepruat për interesa të atyre që janë në Hagë

Bajraj është i mendimit se kjo letër është një komplot në LDK, me qellim për t’a dëmtuar dhe shtrirë përtokë këtë subjekt.

“Një kërkesë e kamufluar me nevojën për këndellje dhe “reformim” brenda LDK-së, por me dozë helmi, shantazhi dhe intrige bolshevike, pa lënë anash; linçin publik e politik të lidershipit aktual të LDK-së dhe konstruksioneve konspirative kundër ish Qeverisë Bukoshi dhe ish Ministrit të Financave, akademik Isa Mustafa. Tendenca lexohet lehtë; komplot dhe diversion në LDK, për t’a dëmtuar dhe shtrirë përtokë, duke indimiduar lidershipin e saj dhe hap mundësi pushtimi të kalas nga brenda, absurd”, mendon ai.

Në fund, ai thekson se kjo letër nuk është autentike, dhe se kjo nuk nderon as Smajlin, familjen Çekaj, por as Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Letra e drejtuar në emër të Smajl Çekajt, nuk është autentike dhe e keqja ma e madhe është në faktin se nuk besoj të jetë as përseafërmi mendimi dhe bindja e tij dhe familjes së heroit, fakt ky i cili nuk nderon Smajlin, familjen Çekaj, por as LDK-në dhe Dardaninë Antike-Kosovën. Dua të besoj se elektorati, anëtarësia dhe votuesi i LDK-së, nuk bie pre e luftës speciale kundër saj, dhe makinacioneve të fabrikuara kundër LDK-së, dhe vendit duke abuzuar me emra dhe familje heronjsh”, ka deklaruar Bajraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat