Partia e Isa Mustafës sot vendos për kandidatin për kryeministër, veprimtari i njohur: Bartës duhet të propozohet...

Politika

Partia e Isa Mustafës sot vendos për kandidatin për kryeministër, veprimtari i njohur: Bartës duhet të propozohet...

Nga: N. H Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:06
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të vendosë se kush do të jetë kandidati për kryeministër. Në media po qarkullojnë emra të ndryshme. Ndërsa, favorit po konsiderohet të jetë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Latifi, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se kandidat dhe bartës i listës së këtij subjekti duhet të jetë një figurë e dëshmuar për kontributin shumëvjeçarë në LDK dhe në shtetin e Kosovës.

SIipas tij, me këtë formulë ju mundësohet të gjithëve që me tërë energjinë të kontribuojnë tek votuesit.

Image
Haki Latifi

“Mendoj se bartësi i listës zgjedhore të LDK-së duhet të propozohet apo të nominohet kandidati/ja, i cili/e cila është dëshmuar për kontributin shumëvjeçarë në LDK dhe në shtetin e Kosovës, ashtu edhe në listën kandiduese duhet të jenë kandidatët që kanë mbështetje elektorale dhe kandidatët që kanë kontribut publik. Kujtoj se me këtë formulë ju mundësohet të gjithëve që me tërë energjinë të kontribuojnë tek votuesit dhe të gjithë duhet të pajtoheshin me rezultatin e votimit”, ka deklaruar Latifi.

Tutje, veprimtari Latifi thekson se lista e LDK-së për deputetë duhet të jetë listë reprezentative e me integritet të lartë, të cilët, sipas tij, Kosovës do t’i sjellin programe për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.

“Sigurisht se sot për bartësin e listës do marr vendim kryesia se kush do jetë bartës i listës dhe kush i përfaqësuar në listën e LDK-së. Njëherit, gjatë fushatës elektorale kundërshtarët politik nuk duhet konsideruar armiq dhe duhet kuptuar si garë për të bindur qytetarët se platforma dhe programi i LDK-së është më bindës dhe i cili realizon ëndrrat e çdo qytetari në të Republikës së Kosovës. Pra, lista e LDK-së për deputetë duhet të jetë listë reprezentative e me integritet të lartë, të cilët Kosovës do t’i sjellin programe për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve”, tha në fund, veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Latifi, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkohë, në media është raportuar se si emra të mundshëm për këtë post janë edhe Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri e Anton Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat