Florian Dushi, kandidat për deputet nga LDK

Politika

Florian Dushi, kandidat për deputet nga LDK

Nga: G.B Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:40
Florian Dushi, mbledhja e degës së II-të të LDK-së në Prishtinë

Zëvendësministri i drejtësisë, Florian Dushi, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së.

Kështu është vendosur në mbledhjen e degës së II-të të LDK-së në Prishtinë.

Burime brenda LDK-së, kanë bërë të ditur për gazetën “Bota sot” se përpos Dushit, nga kjo degë kandidat për deputet do të jetë edhe Ismail Kasumi.

Gjatë ditës, kemi publikuar dhe emra të tjerë që do të jenë kandidatë në listën zgjedhore të LDK-së, si Arban Abrashi, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj, Doruntina Maloku, Fetah Rudi e të tjerë./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat