Qytetarët të kenë kujdes se kë e votojnë

Politika

Qytetarët të kenë kujdes se kë e votojnë

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 13 janar 2021 Në ora: 19:20
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur si jokushtetues votimin e Qeverisë Hoti.

Shkak për këtë ishte bërë vota e Etem Arifit, i cili përkundër që ishte i dënuar me vendim të formës së prerë kishte marrë pjesë në votimin e Qeverisë.

Kështu duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Lidhur me këtë, analistët kanë dhënë mendimet e tyre për gjasat e subjekteve politike për t’u renditur në zgjedhje.

Mehazi: Qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Image
Sulejman Mehazi

Kështu analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm se për cilën parti duhet votuar dhe se politika nuk është një klub futbolli për të simpatizuar por, nëse qytetarët kanë votuar një parti politike, e cila gjatë qeverisjes nuk ka dhënë mirëqenie sociale e ekonomike, atëherë duhet votuar ndonjë parti tjetër.

“Ditët kalojnë e me shpejtësi afrohet 14 shkurti i votuesve në Kosovë. Qytetetarët e Republikës së Kosovës duhet menduar, të jenë të kujdesshëm se për cilën parti duhet votuar, njëherë e përgjithmonë duhet kuptuar se partitë politike nuk janë klube futbollistike për të simpatizuar e votuar të njëjtën parti. Klubin e dashur e të zemrës së Barcelonës, Realit, Juventusit mund ta keni përgjithmonë në zemër, ama partitë politike kurrsesi jo, pasi partitë politike kanë të bëjnë me ekzistencën tonë familjare, sociale, ekonomike e politike shtetërore. Prandaj nëse shumica e qytetarëve kanë votuar para katër viteve një parti politike, e gjatë qeverisjes së saj nuk kanë dhënë mirëqenie sociale e ekonomike atëherë duhet votuar tjetër parti”, tha ai.

Tutje ka theksuar se nëse viteve të fundit partitë më të votuara kanë gënjyer dhe nuk i kanë realizuar premtimet atëherë nuk duhet votuar. Ai thotë se sipas rrethanave dhe ngjarjeve të fundit politike, shanacet për të fituar është LVV-ja e Albin Kurtit.

“Nëse gjatë njëzet viteve të kaluara partitë më të votuara kanë gënjyer e s'i kanë realizuar premtimet e tyre ndaj votuesve e s'i kanë dhënë kurrgjë qytetarit, atëherë fare s'duhet votuar. Thënia e urtë: "Nëse për së pari herë të kafshon gjarpëri, nuk je fajtor, por nëse për së dyti e për së treti herë të kafshon atëherë ti je fajtor", kështu ndodh edhe me partitë politike, nëse, që nga mandati i parë qeverisës kafshon qytetarët, herën e dytë duhet ruajtur e dënuar me vota partitë gjarpëruese qeveritare. Sipas rrethanave dhe ngjarjeve të fundit politike, shanset për të fituar bindshëm ndaj konkurentëve politik është LVV-ja e Albin Kurtit”, tha ai

Më tej ka shtuar se LDK, PDK dhe AAK kanë pasuruar vetën, por në anën tjetër kanë varfëruar qytetarët. PDK-në thotë se e kanë dobësuar akuzat e Thacit dhe Veselit, LDK-në, largimi i Vjosa Osmanit dhe humbja në Podujevë, kështu që shpresa e zgjedhjeve të 14 shkurtit do të jenë LVV-ja e Albin Kurtit dhe “Guxo” e Vjosa Osmanit.

“E themi këtë, për shkak se është lodhur popullata me premtime të rrejshme njëzetvjeçare të LDK-së, PDK, AAK-së të cilët vetëm që kanë pasuruar veten tejmase e në anën tjetër, kanë varfëruar qytetarët paskajshmërisht. Aktakuzat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga Gjykata Speciale e Hagës kanë dobësuar e zbehur shumë partinë e PDK-së; Mocioni i LDK-së kundër qeverisë Kurti, largimi i Vjosa Osmanit, humbja në Podujevë, poashtu kanë dobësuar e zbehur edhe LDK-në. Kështu që shumica e qytetarëve do kërkojnë shpresat e tyre duke votuar LVV-në dhe "Guxo" të Vjosa Osmanit. Kështu që shpresa e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë do jenë LVV-ja e Albin Kurtit dhe "Guxo"e Vjosa Osmanit”, përfundoi Mehazi.

Burjani: Rënie pritet të ketë LDK-ja, AAK-ja, NISMA

Image
Blerim Burjani

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka thënë se për shkak të situates pandemike nuk dihet se a do të dalin në zgjedhje, pastaj edhe manipulohet me gjeneratën e re madje dhe marketing për interesa jo të popullit, por për individët dhe apetitet e tyre.

“Ka shumë spekulime, nuk është mirë për të spekuluar. Së pari nuk dihet sa do të dalin në zgjedhje në këtë situatë pandemie dhe mbi të gjitha nga pakënaqësitë e mëdha mbi 65% nuk do të dalin në zgjedhje fare, pra disa nëse dalin 44.5 sa në vitin 2019 mirë do të ishte. Pakënaqësia është e madhe , pastaj manipulohet me gjeneratë të re dhe nxitet si shtytës për të bërë përpjekje për t’i qitë në zgjedhje familjet e tyre, ka marketing të madhë për interesa jo të popullit, por për individët dhe apetitet e tyre”, tha ai.

Tutje ka shtuar se rënie pritet të ketë LDK-ja, AAK-ja dhe NISMA, PDK-ja mund të ketë rritje 2%, ndërsa LVV-ja do të ishte sukses nëse merr më shumë se 5% se në vitin 2019.

Sipas tij në PDK, janë duke kaluar ata që kjo parti i ka punësuar në Universitetin e Prishtinës, pra njerëzit e tyre.

“Tash rënie pritet të ketë LDK-ja, AAK-ja, NISMA, PDK-ja mund të ketë rritje shumë pak 2% në krahasim me 2019, LVV-ja nëse merr më shumë se 5% se në vitin 2019 do të ishte suskes. Ky subjekt nuk ka më njerëz të ri që futen në këtë LVV, pra deri më tash askush i ri nuk ka shkuar në këtë subjekt. Por, në PDK ka që janë duke shkuar, po shkojn ata që i kishte punësuar kjo parti në UP, pra njerëzit e tyre. Nuk është qudi që ende disa inidvid të punësuar në punë nga PDK-ja nëpër Universitete Publike të hynë në PDK”, përfundoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat