Koalicioni ndërmjet LVV dhe Listës qytetare të Vjosa Osmanit, është pakt për të mirën e Kosovës

Politika

Koalicioni ndërmjet LVV dhe Listës qytetare të Vjosa Osmanit, është pakt për të mirën e Kosovës

Nga: A.SH Më: 14 janar 2021 Në ora: 23:24
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Analisti politik Skënder Mulliqi ka komentuar, nënshkrimin e marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të garuar me një listë të përbashkët.

Ai në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, ky koalicioni ka qenë i pritur ndërmjet dy më të votuareve nga zgjedhjet e kaluara nacionale të tetorit te vitit të kaluar, do të jetë fitorja e madhe e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas tij, ky do të jetë një koalicion me duar të pastra dhe do të jetë shpresa për një jetë më të mirë.

“Ky koalicion parazgjedhor është shpresa dhe besa për një jetë më të mirë, më të prosperuar dhe më të lumtur në Kosovë. Koalicioni i pritur ndërmjet dy më të votuareve nga zgjedhjet e kaluara nacionale të tetorit te vitit të kaluar, do të jetë fitorja e madhe e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Do të jetë koalicion me duar të pastërta, është koalicion në çkapje të shtetit pas 21 vjetëve të pasluftës. Sigurisht se kjo aleancë politike ngjallë shpresat për rininë tonë për të kërkuar perspektivën në vendin ku kanë lindur dhe rritur. Hapë perspetiva të reja zhvillimore, hap horizonte të reja se do të jetojmë pa krim dhe korrupcion të cilat dukuri e kanë lodhur njeriun tonë ekonomikisht dhe psiqikisht. Koalicioni LVV dhe Listës, do të jetë plebishit i vullnetit të shprehur me votën e lirë. Sigursisht se me 14 shkurt do të jemi dëshmitar të një fitoreje të madhe edhe të lirive fundamentale njerëzore”, shprehet Mulliqi.

Ai më tej, thekson se me këtë do të hapet një kapitull i ri në politikat e brendshme.

Ai thotë se përveç kësaj, në nga ky koalicion do të shohim edhe një dialog krejt më ndryshe me Serbinë, në favor të Kosovës, duke mos e cënuar sovranitetitin dhe as integritetin territorial.

“Do të hapet një kapitull i ndritur në politikat e mbredshme dhe politikat e jashtme të dëshutuara deri me sot, nga garda e vjetër në pushtet. Të gjithë presin se do të punojnë mirë dhe për të mirën e shtetit të Kosovës, i cili ishte në peshore të madhe, se nuk u mbrojt sa duhet sovraniteti dhe as integriteti territoral i saj. Do të shohim sigurisht nga ky koalicion i shpresës një Kosovë pa hajni dhe zhvatje, do të shohim edhe një dialog krejt më ndryshe me Serbinë, në favor të Kosovës, duke mos e cënuar sovranitetitin dhe as integritetin territorial. Kosova nuk do të jetë e izolouar si në geto dhe pa lëvizje të lirë të qytetarëve të saj. Kosova do të ketë investime dhe investitoore të jashtëm që të kapërcehet kriza e madhe ekonomike, politike dhe kriza nga pandemia globale”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat