Analisti politik publikon shifrat se si do të jetë rezultati i 14 shkurtit

Politika

Analisti politik publikon shifrat se si do të jetë rezultati i 14 shkurtit

Nga: A.SH Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Bujrani ka folur për sondazhet që po publikohen këto ditë, për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit.

Ai për “Bota sot” ka komentuar për këtë duke thënë se, sondazhet nuk kanë ndonjë bazë të mirëfilltë shkencore të punuar dhe si kërkohet me parametra dhe standard, andaj këto nuk janë treguesit as të përafërt.

“Këto sondazhe nuk kanë ndonjë bazë të mirëfilltë shkencore të punuar dhe si kërkohet me parametra dhe standard, andaj këto nuk janë treguesit as të përafërt, pa një anketë të madhe që do të duhej bërë në tërë komunat e Kosovës, pra këto janë kuazi, anketa ose ngjasime dhe të përpunuara që natyrisht askush nuk merr ndonjë përgjegjësi profesionale për këto sondazhe, andaj këto sonadazhe më tepër janë perceptime mediale dhe të njerëzve që merren me analiza dhe nuk janë analistë por janë më tepër opinionist që nuk dallojnë shumë nga të njerëz të rëndomtë që shprehin mendime në shesh të Prishtinës”, shprehet Burjani.

Image
Blerim Burjani

 

Sipas tij, sondazhet jo rrallë herë kuptohen si marketing dhe propagandë.

“Këto sonadazhe jo rrallë kuptohen si marketing dhe propagandë andaj dhënia e opinioneve valide është e vështirë për këtë çështje, renditja sipas hamendjes se njerëzve apo individëve në private nuk do të thotë se ia qëllojnë televizionet”.

Më tej Burjani shprehet se, rezultati në këto zgjedhje për LDK-në, do të jetë i njëjtë me atë të 6 tetorit 2019, me përqindje të vogël mes subjekteve politike.

“Unë mendoj se përafërsisht rezultati mund të jetë i njëjtë me 6 tetorin 2019, me pak lëvizje 3-4 % në mes subjekteve të mëdha politike, përderisa NISMA do ta ketë të vështirë kalimin e pragut vetëm, AAK-ja mund të reduktohet në 8 %”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat