Akuzat e Kadrijajt ndaj PDK-së, analisti: Ja pse duhen reformat në partinë e Veselit

Politika

Akuzat e Kadrijajt ndaj PDK-së, analisti: Ja pse duhen reformat në partinë e Veselit

Nga: A.Z Më: 20 janar 2021 Në ora: 18:59
PDK

Ish-ushtarja e UÇK-së njëherësh kandidate për deputete nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka ironizuar me PDK-në.

“E çuditshme ta dëgjosh PDK-në e 2021 kur flet për UÇK-në, derisa në përbërje të tyre dhe në listën për deputetë nuk gjen as për së afër vlera të luftës, aq më pak tek ata që flasin në emër të PDK-së” ka thënë Kadrijaj.

Lidhur me këtë njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në PDK kanë ndodhur gjëra dramatike, me që rast Veseli u morë nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krimet lufte, dhe kështu vendi i tij u zëvendësua me Enver Hoxhën.

Ai thotë se çdo figurë e re sjell edhe ide tjera politike, kështu kur bëhet fjalë edhe për deputet.

“Në PDK ndodhën gjëra dramatike. U morë nga Gjykata Speciale , kryetari i saj, Kadri Veseli, si i dyshuar për krime të luftës. Për një kohë vendi i tij mbeti vakant, duke u zëvendësuar me Enver Hoxhaj. Sigurisht se cdo figurë e re ,sjellë edhe ide tjera politike, kështu edhe kur bëhet fjalë për kandidatët per deputet. Se sa kanë të drejtë Time Kadrija dhe Rrustem Mustafa, mbetet e diskutueshme se a janë përfaqësuar sa duhet vlerat e luftës si kandidat për deputet”, tha ai.

Më tej ka thënë se akuzat e Time Kadrijaj dhe Remit lidhur me atë se janë infilturar figurat opurtuniste në këtë parti, por jo vlerat e mirfillta të luftës janë akuza të rënda politike.

Sipas tij, Hoxha mendon për ndryshime më të mira në PDK, për t’iu ikur figurave të konsumuara politike dhe t’ia ngrisë sado pak imazhin e zbehur partisë së tij.

“Ngadalë në secilin subjekt poltik ka filluar ndërrimi i gjeneratave, kështu edhe në PDK. Akuzat e Time Kadriaj dhe Remit, se janë infiltruar figurat opurtuniste në këtë parti , e jo vlerat e mirfillta të luftës, janë akuza bukur të rënda politike. Krytari i ri Hoxhaj, sigurisht se mendon në ndryshime më të mira në PDK, në mënyrë që tu ikë figurave të konsumuara politike, dhe të pa korruptuar, qe t’ia ngrisë sado pak imazhin e zbehur partisë së tij. Dihet se sa zhurmë në oponion ishte bërë me afern Pronto”, shtoi ai.

Mulliqi thotë se nuk mendoj që dikush nga ky subjekt politik, si i vetëm ka mundësi të kthimit të partisë nga përcaktimet bazë të saj që nga themelimi, dhe se reformat natyrisht që i duhen edhe PDK-së por edhe partive tjera që ishin bartës të pushtetit.

Tutje ka thënë se të ndryshoj gjendja për të mirë në Kosovë, kursit të ri politik duhet përgjigjur me fytyra të reja politike kreative.

“Nuk mendoj që dikush nga ky subjekt poltik ,si i vetëm ka mundësi të kthimit të partisë nga përcaktimet bazë te saj që nga themelimi. Natyrisht se reformat i duhen edhe PDK-së , por edhe partive tjera që ishin bartës i pushtetit, nëse deshirojnë jetëgjatësi më të madhe në skenën poltike. Gabimet nga e kaluara në shtetndërtim dhe mirëqënje dhe në politikat e jashtme, nuk janë të vogla. Prandaj, kursit të ri poltik, duhet përgjigjur me fytyra të reja poltike kreative, që gjendja në Kosovë të ndryshoj për të mirë. Sigurisht se këtë rrugëtim e mendon edhe kryetari Hoxhaj, duke i konsoliduar radhët pas ngjarjeve të prodhuara nga Gjykata Speciale”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat