Pasqyra e partive politike në lista të kandidatëve për deputetë

Politika

Pasqyra e partive politike në lista të kandidatëve për deputetë

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 24 janar 2021 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Me 14 shkurt pritet të mbahen zgjedhjet e 14 shkurtit, kjo shkak i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë, tashmë, të gjitha partitë politike kanë publikuar listat zgjedhore, dhe ka nisur para fushata e tyre.

Partitë politike të cilat po garojnë në zgjedhje, sipas ekspertëve pak nga to kanë sjellë fytyra të reja politike.

Ata shpjegojnë se mënyrën se si janë bërë përzgjedhja e kandidatëve për deputetët nga partitë politike.

Ekspertët theksojnë se brenda listave ka individë që potencialisht kanë përkrahje elektorale dhe në këtë mënyrë kanë strategji që ta marrin sa më shumë vota.

Lista e kandidatëve për deputetë pasqyrë e qartë

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se pjesa më e madhe subjekteve politike kanë përfshirë brenda tyre kandidatët e ricikluar në jetën politike.

Image
Hidajet Ahmeti

“Listat e subjekteve politike me kandidatë për deputet japin një pasqyrë të qartë se pjesa më e madhe subjekteve politike kanë vazhduar me avazin e vjetër, duke përfshirë brenda tyre kandidatët e ricikluar në jetën politike apo edhe kandidatë të cilat kanë bërë aventura në subjekte të ndryshme politike”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Ahmeti ka përmendur një mënyrë se si bëhet futja e kandidatëve në listat zgjedhore të partive politike.

“Çdo subjekt kalkulon politikisht, duke futur brenda listës njerëz që potencialisht kanë përkrahje elektorale dhe në këtë mënyrë kanë strategji që ta marrin sa më shumë vota e, të cilat përkthehen me ulëse në Parlamentin e Kosovës”, ka theksuar ai.

Sipas Ahmetit, të rinjve i është dhënë pak hapësirë për të qenë pjesë e listave .

“Nëse i analizojmë listat e subjekteve politike, pak prej tyre për të mos thënë fare nuk kanë tejkaluar fytyrat e ricikluara që kanë qenë aktive në jetën politike që nga mbas lufta, kurse të rinjve pak ju kanë dhanë mundësi për të qenë pjesë e listave të tyre. Kjo logjikë e funksionimit të subjekteve politike është përcjell në vazhdimësi, jo për shkak se ka deficit të kuadrit profesional, por atyre nuk ju është dhënë mundësi ta dëshmojnë vetën në jetën institucionale, rrjedhimisht nuk kanë pas mundësi ta promovojnë vetën me cilësitë intelektuale që posedojnë”, ka deklaruar Ahmeti për “Bota sot”.

Në fund, ai ka treguar se pse partitë politike hezitojnë t`i shtojnë nëpër lista profesionistët e rinj.

“Gjykoj se të rinjtë profesionistë janë vlerë e shtuar për do subjekt politik, por këta të rinj profesionistë duhet të kenë peshë politike në kuptimin e votës dhe nëse këtë të fundit nuk e posedojnë, atëherë subjektet politike hezitojnë të bëjnë eksperimente të tilla me të rinj profesionistë të pa promovuar politikisht”, ka deklaruar Ahmeti për “Bota sot”.

Qytetarët po i ndëshkojnë politikanët që ndëshkuan popullin

Ndërkaq, analisti politike, Islam Krasniqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka krahasuar listat e zgjedhjeve të kaluara më listat e tanishme të partive politike.

Image
Islam Krasniqi

“Nëse bazohemi në të kaluarën lidhur me listat zgjedhore në këto zgjedhje ka shumë ndryshime pasi që të gjitha partitë politike janë pasuruar me kandidatë të ri, duke ju dhënë hapësirë edhe kandidatëve të ri, të cilët janë kuadro shumë të mirë të cilët mund të sjellin ndryshime nëse mund apo guxojnë të mendojnë ndryshe nga liderët e tyre”, ka thënë ai.

Po ashtu, Krasniqi ka potencuar se pjesë të listave ka edhe persona të cilët kanë qenë edhe më parë pjesë e politikes.

“Ka edhe fytyra të cilët kanë qenë edhe me parë në politik, individ të cilët janë shpenzuar në të kaluarën e që nuk kanë sjellur ndonjë dobi pos që kanë dëmtuar apo edhe keqpërdorur taksat e qytetarëve. E mira është së kanë filluar të vetëdijesohen qytetarët dhe po i ndëshkojnë ata politikan që e ndëshkuan popullin duke punuar vetëm për interesat e tyre personalë, duke u pasuruar, duke i punësuar vetëm familjaret e tyre pa kurrfarë kualifikimi duke e vrarë meritokraci”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

Sipas tij, listat e kandidatëve po tregojnë se ka filluar një frymë e re në partitë politike.

“Andaj këto lista zgjedhore po tregojnë së ka filluar një frymë e re edhe të partitë politike e që besojmë së në një të ardhme të shkurtër do t'i thyejnë barrierat dhe hierarkinë brenda partiake duke i ndëshkuar liderët e tyre për ta lejuar mendimin ndryshe!”, është shprehur Krasniqi për “Bota sot”.

Folklorizmi i partive politike

Ndërsa, njohësi i çështjeve politik, Faton Mehmeti, ka komentuar listat kandidatëve për deputetë të partive politike.

Image
Faton Mehmeti

Ai ka potencuar se partitë kanë ofruar kandidatë të ekranit.

“Në përgjithësi në listat e kandidatëve vërehet popullzimi. Partitë kanë ofruar kandidatë të ekranit, pavarësisht kualifikimit të tyre. Figura publike dominojnë listat, derisa mungojnë profesionistët. Me këtë rast janë shkelur aktivistët e partive, të cilët nuk janë në listat për deputetë, ndonëse janë më të përgatitur se ata që kandidojnë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Mehmeti ka kritikuar partitë politike rreth listave, duke thënë se nga cilësia e tyre janë të varfra.

“Është e padrejtë që kandidon për deputet dikush që atë ditë është anëtarësuar në atë parti dhe atë ditë është futur në listë, derisa kanë mbetur jashtë njerëz më të përgatitur. Kjo dëshmon folklorizëm të partive politike, populizëm dhe aspak pragmatizëm. Edhe pse listat janë më figura të njohura, ato në përgjithësi janë të varfra nga cilësia”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka certifikuar të gjitha listat e partive politike, nga 28 subjekte politike që kanë aplikuar.

47 kandidatë për deputetë nuk kanë të drejtë të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi kanë janë të dënuar për vepër penale me vendim të shkallës së prerë të Gjykatave. Kurse, partitë politike kanë të drejtë të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat