Albini e Vjosa, mesazh të fortë për rrjetet e organizuara në veri të Kosovës

Politika

Albini e Vjosa, mesazh të fortë për rrjetet e organizuara në veri të Kosovës

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 1 shkurt 2021 Në ora: 08:39
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Gjatë ditës së ditës së shtunë, ushtruesja e postit të presidentit, Vjosa Osmani dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, kanë vizituar Mitrovicën, të shoqëruar edhe me deputetë të tjerë.

Kurti dhe Osmani kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri, e kjo ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit.

Mirëpo kjo vizitë nuk shkoi ashtu siç u prit të shkonte, pasi disa qytetarë serb tentuan ta pengojnë agjendën e tyre.

Në disa pamje të publikuara, shihen sesi qytetarët serbë brohorasin dhe nuk lejojnë që Kurti dhe Osmani të vazhdojnë vizitën e tyre.

Por në lidhje me këtë ngjarje nuk është deklaruar Osmani e as Kurti, por nga VV-ja, deklaruan që vizita nuk ishte ndërprerë por ishte vazhduar sipas agjendës, kështu duke hedhur poshtë mundësinë që vizita nuk është zhvilluar ashtu siç ka qenë e planifikuar.

Kjo ngjarje padyshim që ngjalli reagime tek të gjithë, duke filluar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i cili ka thënë se disa kauza, partitë politike duhet t’i lënë jashtë fushatës zgjedhore.

“Me disa kauza dhe çështje duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore, ai është territor i Kosovës pa asnjë dyshim dhe nuk kontestohet në asnjë formë. Secili ka të drejtë të lëvizë në katër anët e Kosovës, por nuk duhet të përdoret në asnjë moment për fushatë dhe për të treguar gjëra të cilat nuk qëndrojnë dhe nuk ekzistojnë”, tha Hoti në një prononcim për media.

Për këtë situatë reagoi edhe PDK-ja, ku zëdhënësi i saj ironizon me këtë vizitë duke shkruar që mjaftuan një grusht i të rinjëve të shtetit Serbë të zbrapsin Kurtin dhe Vjosën nga vizita e tyre në Veri.

“Një politikan që shtiret ujk me shqiptarët, e dele me Serbinë nuk na duhet. Mjaftuan një grusht të rinjsh që të zbrapsin Kurtin dhe Vjosen nga vizita e tyre turisitike në Veri”, ka shkruar ndër të tjera Bytyçi.

Njohësitë e çështjeve politike, për “Bota sot” u shprehën që kjo nuk është hera e parë që po ndodhë mirëpo që ajo se çfarë nuk duhet të ndodhë është përkrahja e shqiptarëve të këtyre veprimeve të shtetit serbë.

Zogaj: Vizita e Kurtit dhe Osmanit të shërbej si mësim për qeverinë e ardhshme për ndërmarrje të masave

Image
Skënder Zogaj

Analisti politik, Skënder Zogaj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që fushtatat parazgjedhore duhet të përqëndrohen në konceptet bazë të partive politike dhe në paraqitjet e tyre të thjeshta me pak dhe të zgjedhura.  


Duke shtuar që pavarësisht që duhet të ketë një mirëkuptim mes partive politike kjo nuk po ndodhë as tash as nuk ka ndodhur më herët, po vazhdon tradita e keqës duke pasur mendjen vetëm tek arritja në pushtet.

“Fushatat parazgjedhore do të duhej të ishin manifestime solemne dhe sublime të prezantumit të koncepteve programore të partiave politike, të cilat do të duhej që të përqëndrohen në paraqitjen e të dhënave konkrete të tyre, me krejt pak fjalë, të thjeshta dhe të zgjedhura, që të kuptohen dhe mirëkuptohen edhe nga qytetari më analfabet i vendit. Kjo, sepse, edhe vota më e skajshme rurale, e ka vlerën e votuesit alademik! Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur asnjëhere deri tash, e siç po shihet po vazhdon tradita e së keqes, sepse, janë të acarta kreshpërimet e do egërshanëve të etur për grabitje të pushtetit, të cilëve u është mbushur koka errësirë dhe po vjellin katran duke nxjerr në shesh trishtimin që kanë përbrenda! Kjo po vërehet në gjithë spektin partiak, por tek disa është i tepruar faqezezëllëku”, u shpreh Zogaj.

Më tej, analisti komenton në veçanti vizitën e Kurtit dhe Osmanit duke thën që nuk është dashur të shkojnë siç thotë analisti në “gojën e qenit”, kafshimi i së cilës, në cdo pikëpamje është diskriminues për shtetin e Kosovës.

Nga ana tjetër Zogaj thotë që pavarësisht që kanë vizituar Veriun dhe kanë hasur në pengesa kjo nuk do të duhet të përdoret për qëllime elektorale por të shërbej si një problematik që duhet ta mendoj qeveria e ardhshme e padyshim të merren masa.

“Sa i përket vizitës së Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veriun e vendit, parimisht mendoj se, nuk është dashur të shkojnë në "gojën e qenit" kafshimi i së cilës, në cdo pikëpamje është diskriminues për shtetin e Kosovës! Vjosa si Kryetare e Kosovës, kudo që të lëviz ka rol të dyfisht dhe, këtë fakt duhet ta ketë parasysh, sidomos kur ka të bëjë me lukuninë serbe! Nuk mendoj se rasti duhet të përfolet dhe përdoret për qëllime elektorale! Por, duhet të shërbej si problem që, qeveria e ardhshme duhet ta ketë parasysh që të merr masa që kurrë më serbët të mos guxojnë me u sjellë qenqe në territorin e shtetit tē lirë e të pavarur të Kosovës”, tha Zogaj për “Bota sot”.

Shala: Siguria e Kurtit dhe Osmanit ishte në nivel të duhur

Image
Drizan Shala

Në lidhje me këtë temë, “Bota sot”, kontakoi edhe me ekspertin e sigurisë Drizan Shala, i cili u shpreh që policia respektivisht NJMA-ja ka vlerësuar situatën paraprakisht sa mund të jetë e rrezikshme dhe për këtë ka ofruar siguri të perimetrit të dytë.

Sipas Shalës siguria e Kurtit dhe Osmanit është realizuar me sukese nga ana e pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës respektivisht NJMA-ja e kanë vlersuarë situatën paraprakisht të rrezikshmërisë së vizitës në atë pjesë dhe në kuadër të vlerësimit ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga NJSI-ja për të ofruar siguri të përimetrit të dytë gjatë vizites se U.D të Presideces dhe kandidatit për Kryeminister. Pra mund të cekim që në aspektin operacional profesional plani i vizites është garantuar dhe realizuar më suksese nga ana e pjestareve të Policisë së Kosovës (NJMA dhe NJSI)”, potencoi Shala.

Tutje, eksperti i sigurisë thotë që këso lloj ngjarjesh kanë qenë edhe më herët në vendin tonë dhe se marrja e informacionëve e duhur duhet të jetë primare edhe për mediat në mënyrë që të mos del imazhi keq I pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

“Por edhe tani por edhe në të kaluaren ka patur situata të pa lakmushme ku janë penguar personat publik /politik të mbajnë takime politike në vende të caktuara qoftë në veri apo në vendet tjera të territorit. Është mirë paraprakisht që mediat dhe analistet tjere të analizojnë dhe të marrin informatione të duhura se si ka rrjedh ngjarja që mos të del imazh i keq pjestareve të Policise se Kosovës për punen profesionale që e bëjnë”, u shpreh Shala për “Bota sot”.

Kelmendi: Në Veri të Kosovës sundon shteti kriminal serb!

Image
Muhamet Kelmendi

Ndërsa njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që Veriu është pothuajse krejt i okupuar nga Serbia dhe moslejimi i Kurtit dhe Osmanit është shumë e kuptueshme.

Kelmendi përmend edhe dëbimet e shqiptarëve nga veriu, gjendja e tillë tregon sipas Kelmendit se çfarë pushteti është në Veri të vendit.

“Veriu është pothuajese i okupuar nga Serbia. Atje sundon Lista Serbe e organizuar nga ana e kriminelit Vuçiq. Kudo në Veri has njeriu në pushtet serb. Nëpër komuna ka flamujë serb e jo të shtetit të Kosovës. Moslejimi i z. Kurtit dhe z.Osmanit për të shkuar në veri, është e vetkuptueshme. Aty është serbi dhe atje nuk ka mundësi tjera. Thjeshtë: si në Serbi. Kjo, edhe për faktin se nga veriu vetëm i Mitrovicës janë edhe sot të dëbuar shqiptarët. Shqiptarët jetojnë me qindra në Jug e në Veri në shtëpitë dhe në banesat e tyre jetojnë çetnikët serbë. Gjendja e tillë tregon se me çfarë pushteti kemi të bëjmë në Veri. Nëse mendohet ndryshe vetem qejf bëjmë vetës, sepse atje sundon vetëm pushteti i kriminelëve serb të organizuar e të mbajtur nga Beogradi”, u shpreh juristi.

Në fund, Kelmendi thotë që atje duhet të merren masa shtetërore pasiqë nuk është fjala vetëm për Kurtin dhe Osmanin por duhet të merren masa që të gjithë të vizitojnë atë pjesë në liri.

Sipas juristit duhet që sa më shpejt të stabilizohet pushteti i Kosovës në mënyrë që të dënojë këto akte dhe të shtrijë të gjithë sovranitetin në territoret që i takojnë i asaj.

“Për fat të keq, edhe në brendi, në Graqanicë a Shtërpc psh, sundon pushteti i shtetit serb. Edhe këtu kudo është jeta politike, administrative dhe shtetërore e Serbisë. E tëra tregon se qeveritë e Kosovës kanë dështuar dhe kanë gënjyer vazhdimisht për këto pjesë të serbizuara. Atje duhet të merren masa shtetërore. Duhet ndaluar organet serbe dhe duhet organizuar tërë jetën politike, shoqërore e të pushtetit në ligjet e Republikës së Kosovës. Baze e kësaj është rikthimi i shqiptarëve në tokat, në shtëpitë dhe ëe banesat e tyre nga janë dënuar pas luftës. Nëse arrihet kjo, krijohet situata që të ndërtohet pushteti. Nuk është fjala pse Albinin a Vjosen që nuk i lënë për shkuar atje. Ajo është vetëm maja "eisbergut" të kriminelëve. Pa e organizuar pushtetin e Republikës së Kosovës në Veri dhe kudo në komuna të mbrapshta serbe, deri edhe me 500 banorë, nuk ka mundësi dënimi të kriminelëve, sepse kështu nuk ka shteti i Kosovës as edhe sovraniteti e shtetit tonë. Gjendja aktuale është e rëndë, andaj nuk do të ketë masa ndëshkuese ndaj kriminelëve. Vetëm me pushtet të Republikës kur të shtrihet atje kapen kriminelët dhe vëhen para drejtesisë së shtetit. Po kështu shtrihet edhe sovraniteti Republikes së Kosovës në territore tërësisht së vetë shtetërore”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat