“Gjithë urrejtja për Albinin që u shfaq në Skenderaj”, Mehmeti tregon kush është fajtor për eskalimin e situatës

Politika

“Gjithë urrejtja për Albinin që u shfaq në Skenderaj”, Mehmeti tregon kush është fajtor për eskalimin e situatës

Nga: A.SH Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:46
Albin Kurti

Kryetari i LVV-së Albin Kurti, dje ishte për vizitë në Skenderaj.

Ai atje u prit me brohoritma dhe me thirrje kundër tij.

Kjo vizitë u komentua shumë sidomos nga zyrtarë të PDK-së të cilët këtë vizitë të tij e kanë quajtur provokim.

Analisti politik, Faton Mehmet në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, se ajo çfarë ndodhi në Skenderaj ishte një shfaqje e shëmtuar dhe sipas tij, fajtorët janë krerët e PDK-së në Drenicë.

“Ishte shfaqje e shëmtuar ajo në Skenderaj, e pabesueshme që në vitin 2021 ekzistojnë akoma këso urrejtje ndër shqiptare. Fajtor për gjithë këtë janë krerët e PDK në Drenicë, të tmerruar me humbjen e pritshme me 14 shkurt”, thotë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

 

Ai thekson se, për fat të keq Drenica e shumë trimave dhe burrave të fjalës, është e kapur nga ca huliganë, që nën petkun politikë fshehin fytyrat e tyre të krimit.

“Gjithë urrejtja për Albinin që u shfaq në Skenderaj, ishte dëshmi e qartë e debaklit që pritet të pësoj PDK në këto zgjedhje. Fatkeqësisht që Drenica e shumë trimave dhe burrave të fjalës, është e kapur nga ca huliganë, që nën petkun politikë fshehin fytyrat e tyre të krimit. Janë po të njëjtit persona të përfshirë në aferën “pronto”, dëshmi e qartë se fundi i tyre po vjen, me shqelmat e tyre të fundit”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat