LDK me akuza ndaj VV-së

Politika

LDK me akuza ndaj VV-së

Nga: A.M. Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:15
Ilustrim

Fushata zgjedhore e mbajtur në këtë dy javët e fundit, ka qenë shumë  e ashpër.

Partitë politike ndërmjet kanë bërë akuza e kundër akuza karshi njëra tjetrës.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë qenë më të zëshmet në këtë periudhë të fushatës.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Imet Rrahmani, një intervistë për “Bota sot” është shprehur se është bërë kampanjë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 “Një kohë të gjatë është bërë një kampanjë mediatike kundër LDK-së, edhe me debate të porositura që shpesh po quhen “komerciale”, edhe me një fushatë brutale, të egër dhe aspak civilizuese nga militantë dhe njerëz të paguar të VV kundër çdo gjëje që përfaqëson LDK. U krijua percepcioni se kinse LDK është në nivelet e saja më të ulta sa i përket numrave, por dalja në teren, komunikimi me votuesin dhe oferta shumë serioze programore dhe përfaqësuese në listën për deputet, e ka thyer këtë percepcion”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka folur edhe për kundërshtarët politikë, duke thënë se  është demaskuar edhe mashtrimi rreth marrëveshjes së Uashingtonit.

“Zhvillimet e fundit po demaskojnë rrenën e madhe që ka ngritur kampi i kuq kundër LDK-së. U demaskua edhe mashtrimi rreth marrëveshjes së Uashingtonit, u pa sa janë patriot edhe në veri të Mitrovicës edhe në Shtërpcë, u pa sa janë të interesuar me i ofru votuesit përfaqësim dinjitoz me futjen në listën për deputet plot njerëz të dënuar apo me aktakuza, etj.etj”, ka potencuar Rrahmani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat