Profesori i’a shuan shpresat Thaçit

Politika

Profesori i’a shuan shpresat Thaçit

Nga: M.H Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Është dita e nesërme ajo e cila do të vendos për qeverinë e radhës të vendit.

Qytetarët përmes votës së tyre do të zgjedhin përfaqësuesit të cilët dëshirojnë të I përfaqëojnë ata.

Këto zgjedhje ishin pak më ndryshe se herave të kaluara kjo për arsye se kishim prezent virusin Covid-19, dukë vështirësuar edhe jetën e qytetarëve mirëpo tash edhe procesin e votimit.

Mirëpo pavarësisht kësaj zgjedhjet nuk hasën në asnjë pengesë duke u shpallur nga ushtruesja e postit të Presidentit, Vjosa Osmani për datën 14 shkurt.

Zgjedhjet kësaj radhe janë edhe më ndryshe për arsye se është hera e parë që ish-presidentii vendit, Hashim Thaçi nuk do të jetë pjesë e tyre duke gjendur në Hagë së bashku me Veselin, Selimin dhe Krasniqin.

Mungesa e Thaçit dhe Veselit për PDK-në ishte padyshim humbje për të, mirëpo që nga PDK vazhdimisht u deklarua që po mundohen të mbushin hapësirën e të dy liderëve të PDK-së.

Edhe pse u kërkua lirim me kusht për të akuzuarit nga Haga e njejta kërkesë nuk i miratu duke vazhduar paraburgimin në Hagë.

Në lidhje me mungesën e Thaçit në këto zgjedhje dhe mundësin e rikthimit të tij në skenën politike, për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Profesori shprehët që Specialja për herë të parë ia pamundësoi pjesëmarrjen në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, duke shtuar që këtë Gjykatë që vet e themeloi tashmë po dënohet nga po ajo vetë.

Mehazi më tej shprehët që qëndrimi në Hagë do të minimizojë forcën e tij të mëparshme politike edhe kur të lirohet e kështu do të ketë të pamundur të bëj lojëra të rrezikshme me Vuçiqin.

“Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, hera e parë është që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare, këtë mospjesëmarrje ia mundësoi Gjykata Speciale e Hagës të cilën e krijoi vet ai me anë të deputetëve të partisë së tij të PDK-së në parlamentin e Kosovës. Pra, për mos pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e 14 shkurtit askush nuk është fajtor përveç Gjykatës Speciale të Thaçit që e akuzoi vet Thaçin që për ta larguar njëherë e përgjithmonë nga lufta politike që e bënte në Kosovë me oponentët e tij politikë. Me aktakuzat e Gjykatës ndaj tij dhe me shkuarjen në Hagë zor se më do rehabilitohej politikisht ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Pra edhe nëse gjykata e Hagës e shpall të pafajshëm ai nuk do ta kishte forcën e mëparshme politike për të bërë lojëra të rëndësishme politike me Vuçiqin e Serbisë”, u shpreh Mehazi.

Profesori thekson që rikthimi politik i Thaçit varet edhe prej rezultatëve që do të ketë PDK-ja pasi nëse ajo do të fitojë atëhere rikthimi do të jetë më i lehtë por që prap kjo varet nga Specialja.

Eliminimi i Thaçit nga këto zgjedhje parlamentare, vetvetiu ka eliminuar edhe ndikimet e tij politike në Kosovë, nënvizon më tej profesori.

“Rikthimi politik i Thaçit do varej edhe prej rezultateve të zgjedhjeve të partisë së PDK-së, nëse partia e Enver Hoxhajt do korrte fitore zgjedhore atëherë do të mundej dyqysh Hashim Thaçi të kthehej fuqishëm e si hero, po të gjitha këto janë supozime mendimesh, propozimesh hamendjesh që nuk varen prej nesh, po prej Gjykatës Speciale të Hagës që mund ta dënojnë rëndë Hashim Thaçin. Eliminimi i Thaçit nga këto zgjedhje parlamentare, vetvetiu ka eliminuar edhe ndikimet e tij politike në Kosovë e jo më "dredhirat" e tij të mëparshme me Vuçiqin për shkëmbime territoresh me Serbinë. Cili politikanë ka rënë e është kthyer fuqishëm? Askush. Thaçi seriozisht do përballet me Gjykatën Speciale për t'u burgosur e jo për t'iu kthyer prapë politikës”, përfundoi profesori për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat