Njëri nga themeluesit e LDK-së ‘godet’ rëndë Isa Mustafën, tregon çka duhet të ndryshojë urgjentisht LDK-ja

Politika

Njëri nga themeluesit e LDK-së ‘godet’ rëndë Isa Mustafën, tregon çka duhet të ndryshojë urgjentisht LDK-ja

Nga: P.R Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:21
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e së dielës arriti rezultatin më të dobët në historinë e saj. Ajo mori vetëm 13% të votave.

Nga një pretendente për fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019, LDK-ja doli si partia e tretë në Kosovë, shumë larg Lëvizjes Vetëvendosje e cila arriti fitore absolute.

Humbja e thellë e LDK-së, e detyroi Isa Mustafën të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, pozitë në të cilën qëndroi për 11 vite rresht.

“Vlerësoj personalisht që rezultati është shumë i keq për LDK dhe një rezultat që nuk e kemi pritur. Vlerësojmë që kandidati Hoti ka bërë një punë të mirë dhe të suksesshme dhe ka prezantuar p[programin qeverisës. Por vota e qytetarëve është ajo që duhet të respektohet dhe shenjë ttë kësaj vote, dhe për organizim unë sot kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin e LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në periudhë shumë të shpejt kohore. Mendoj që LDK do ta ketë së shpejti kryetarin e ri dhe do të bëjmë të gjitha përgatitjet përmes kryesisë në mënyrë që ky proces të kryhet sa më mirë. Vlerësoj që barti një përgjegjësi për këtë që ka ndodh edhe pse nuk kam qenë në proces të zgjedhjes”, tha Mustafa pas dorëheqjes së tij.

E njëri nga themeluesit e LDK-së, profesor Milazim Krasniqi, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot” thotë se kjo dorëheqje është tepër e vonuar.

Image
Milazim Krasniqi

“Dorëheqja e Mustafës është ekstremisht e vonuar. Kurrë s'u dashtë me kanë kryetar i LDK-së, sepse ai ka një prejardhje të kundërt me LDK. Por në lojërat e pista brenda LDK-së, është kriju një hapësirë për kontrabandimi ne një figure të tillë“, shprehet Krasniqi.

Sipas tij, rezultati i 14 shkurtit është një humbje katastrofale për partinë më të vjetër në Kosovë.

“Është humbje katastrofale. Është në kundërshtim me historinë e saj, kontributin e saj dhe pritshmërinë e anëtarëve të saj. Për rata që i njohin rrethanat, kjo humbje është epilog i pashmangshëm pasi LDK ka tregu mungesë ndaj pritshmërive të njerëzve“, thekson profesor Krasniqi për “Bota sot”.

Për fund, ai thotë se LDK urgjentisht duhet të ndryshojë statutin e saj.

“Unë besoj që LDK duhet të provoj të korrigjoj gabimet. Korrigjimi i gabimit nëse ajo e ndërron statutin që e pamundëson garën brenda partisë. Konsideroj që LDK duhet ta praktikojë parimin një anëtar një votë në zgjedhjen për kryetar të partisë“, përfundon për “Bota sot”, profesor Milazim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat