“Kanë frikë se Thaçi ua zbulon sekretet në Hagë”, Mehmeti tregon se kush po tenton zhvendosjen e Speciales në Kosovë

Politika

“Kanë frikë se Thaçi ua zbulon sekretet në Hagë”, Mehmeti tregon se kush po tenton zhvendosjen e Speciales në Kosovë

Nga: P.R Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:50
Hashim Thaçi

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se në Kosovë ekzistojnë përpjekje për të minuar punën e Gjykatës Speciales.

“Përpjekjet për të minuar institucionet tona (Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar) nuk kanë pushuar dhe me gjasë do të rriten në forma të ndryshme, përderisa zhvillohen procedurat gjyqësore. Specifikisht, mund të bëhen përpjekje për të amendamentuar ligjin që lejon faljen e atyre që dënohen nga Dhomat e Specializuara apo që ta zhvendosin Gjykatën ose arkivin e saj apo të dyjat bashkë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Trendafilova gjatë një takimi me diplomatët e Bashkimit Evropian më 11 shkurt në Hagë.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

“Besoj se zonja Trendafilova nuk flet kot pa pasur informacione të besuar. Përpjekje të tilla mund të ketë nga disa diplomatë të huaj, të shërbimeve të huaja e të cilat e kanë rekrutuar Thaçin për të punuar për ta”, shprehet Mehmeti.

Sipas tij, PDK mund të iniciojë amandamentimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“Ata, kanë frikë se Thaçi ua zbulon sekretet në Hagë, andaj bëjnë përpjekje të tilla që përmes deputetëve kryesisht të PDK të iniciojnë amandamentimin e ligjit në fjalë. Shqetësimi i zonjës Trendafilova është i arsyeshëm, marr parasysh se shumë është investuar në krijimin e Gjykatës Speciale me tezën e vënies së drejtësisë”, thekson Mehmeti.

Për fund, ai thitë se Qeveria e re nuk duhet të përfshihet në lojëra të tilla, pasi ato do ta dëmtonin rëndë Kosovën.

“Një amandamentim i tillë do e bënte Gjykatën Speciale nuk, mes përpjekjeve për të shpëtuar punën e saj. Shpresoj se qeveria e re sdo përfshihet në lojëra të tilla, që do e dëmtonin shumë vendin tonë në përpjekje për të vendosur ligj, drejtësi dhe barazi”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat