“Lufta nisi nga vrasja e Krasniqit”/ Si e shkatërroi Hashim Thaçi LDK-në? Profesori flet me emra, tregon edhe liderin e ri të LDK-së?

Politika

“Lufta nisi nga vrasja e Krasniqit”/ Si e shkatërroi Hashim Thaçi LDK-në? Profesori flet me emra, tregon edhe liderin e ri të LDK-së?

Nga: N.SH Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:55
Hashim Thaçi

 Më 14 shkurt 2021 në Kosovë ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Kështu vlerëson profesori Binak Maxharraj, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i mundi bindshëm partitë tjera në Kosovë.

Profesori thotë se, këtë ditë Kosova përjetoi një termet të fortë elektoral me një shpërthim vullkani të fuqishëm.

“Llava e këtij vullkani e cila pëlciti me pasoja të mëdha për LDK por edhe për disa parti tjera ishte akumuluar vite me radhë veç priste ditën kur te shpërthejë. Duhet theksuar se lava e këtij vullkani ka nisë qe nga pas lufta.

Nga atëherë kur komandantët, me ndihmën e enveristeve në Shqipëri, e morën me dhunë pushtetin në emër të luftës fillimisht përmes Qeverisë së përkohshme fill pas luftës nën udhëheqjen e Hashim Thaçit çdo gjë nisë e merr teposhtën, u cungua liria e njerëzve, filluan ndjekjet e shtrigave, të njerëzve kundërshtar të tyre me ç’rast një numër i konsiderueshëm u vranë, humbën pa gjurmë sot e kësaj dite, uzurpuan çdo gjë te mundshme, vodhën dhe plaçkitën për shumë vite, rrënuan shtyllat kryesore të shtetit si arsimin, shëndetësinë, ekonominë të cilën e shkatërruan krejtësisht për mes privatizimit, por instaluan një prokurori dhe gjyqësi e cila është e kapur dhe dirigjohet nga ata vetë”, thotë profesori.

Ai shton se, jeta politike për të gjitha këto vite u bë rrëmujë nga vete politikanet e korruptuar të cilët nuk ishin aspak të interesuar për ndërtimin e shtetit por veç për pushtetin e tyre.

Image
Binak Maxharraj

“Filluan pazaret midis tyre për çdo gjë e sidomos për poste për pushtet. E lejuan Serbinë te kthehet në Kosovë dhe të bëhet gati hisedarë në Veri të cilin që për 20 vite kontrollohet nga Beogradi dhe Presidenti i saj Vuçiq, krejt këtë e lejoj vetë Hashim Thaçi duke i lëshuar pe Serbisë gjatë gjithë dialogut i cili filloi me 2011 e deri më sot pa kurrfarë rezultati pos që i solli dëme të pariparueshme Kosovës me Marrëveshje të dëmshme. Mirëpo projekti i Hashim Thaçit për shkatërrimin e Kosovës e në veçanti të LDK ishte mese evident. Luftën me LDK ai e kishte filluar që nga lufta ku i ndiqte aktivistet dhe luftëtarët e LDK që disa prej tyre edhe gjendeshin të vrarë si rasti i Kolonelit Ahmet Krasniqi e dhunë të tjerë për të vazhduar kjo edhe me intensivisht pas luftës ku ishin në shënjestër aktiviste e LDK. Ishte thjeshtë ky një komplot i Thaçit për të shkatërruar LDK. Por, kjo edhe më shumë i erdhi përshtati kur në vitin 2010 Isa Mustafa pas eliminimit te Fatmir Sjediut që ishte ide e Thaçit, me dhunë e mori LDK sipas preferencave të Thaçit dhe ShIK-ut. Isa Mustafa për ta “pushtuar” LDK e nisi betejën me sharje kundër PDK dhe SHIK-ut, me ç’rast edhe i fitoi zgjedhjet”, thekson Maxharraj.

Ai shton se, fytyra e Isa Mustafës ndryshoi shpejtë. “Intrigat e tij brenda LDK filluan shumë shpejtë e formoi grupin e tij të servilëve, klanin e tij mafioz dhe nuk interesohej aspak për LDK reformimin e sajë, por në veçante sillte rregullore e statute që i përshtatej atij vet për te vazhduar “sundimin” me LDK.

Isa Mustafa është një lider i pabesë, jo i fjalës, të tradhton në çdo moment. Kështu veproi edhe me LDK, qëndrimet dhe parimet e LDK nuk i zbatonte por krejt aktivitetin e tij e drejtoi kah PDK dhe SHIK në bashkëpunim të thellë me Hashim Thaçin që do të thotë se Thaçi i futi duart në LDK përmes Isa Mustafës përmes pazareve të ndryshme politike sidomos kur ishte fjala për pozitat në pushtet. Thjesht Isa Mustafa erdhi ne krye të LDK me një qellim të caktuar, dhe me porosi te Hashim Thaçit, për ta dobësuar e bile edhe për ta shkatërruar LDK dhe kështu ia arriti qëllimit. Për shkak të sjelljeve të këtilla të Isa Mustafës pakënaqësia e anëtarësisë dhe elektoratit të LDK po rritej dita ditës. Kjo e arriti kulmin kur Isa Mustafën për shkak të sjelljeve të tij prothaçiste, për shkak të mos mbajtjes së qëndrimeve dhe parimeve dhënë anëtarësisë, e për të cilat iu kundërshtua ashpër Vjosa Osmani për sjelljet e tij kundër LDK të cilën se shpejti me sjelljet e ti arbitrare edhe e përjashtoi nga LDK, çfarë pakënaqësia të elektorati u rritë edhe më shumë dhe veç pritej të shpërthejë.

Por, ndërkohë Vjosa Osmani me Listën “Guxo” në kuadër të LVV dhe mori pjesë në zgjedhje”, shton ai. Dhe pikërisht, sipas tij, kjo pakënaqësi e elektoratit ndaj punës dyfytyrëshe të Isa Mustafës dhe klanit të tij brenda LDK kulmoj me 14 shkurtë 2021 kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme.

“Në këto zgjedhje LDK përjetoi zhgënjimin dhe poshtërimin më të madh në historinë e saj goxha shumë të lavdishme për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës kur votuesit dhe elektorati i saj ia kthyen shpinën. Ani pse LDK trumbetonte se do të del partia e parë përjetoi fiasko kur LVV doli bindshëm e para me 48% të votave të cilën e votuan mbi 370 mijë votues, kurse LDK mbeti e treta me vetëm 13,o8% ose me 100 mijë votues që ishin dy fish më pak se sa në votimet e 6 tetorit 2019, kurse vetëm Vjosa Osmani me Listën e vetë në kuadër te LVV fitoj dy herë me shumë se sa krejt LDK.

Pra, vlen konstatimi i qëndrueshëm së LVV nuk ia mori anëtarësinë LDK, por ia mori Vjosa Osmani me Listën e sajë e cila mori dy herë më shumë vota në nivel të vendit se sa krejt LDK.

Në këto votime LDK përjetoi katastrofën më të madhe zgjedhore që nga themelimi, nuk e fitoi asnjë komunë por i humbi edhe ato që i kishte, bile i humbi edhe bastionet e saj si në Podujevë dhe Istog. Pra, në këtë mënyrë Isa Mustafa e mbaroi misionin e vetë për të cilin ishte futë në LDK si antirugovist qëllimi i të cilit ishte te shkatërronte LDK dhe ia arriti qëllimit. LDK ra për tokë”, vlerëson ai.

Maxharraj tutje shprehet se, për rënien katastrofale të LDK është koha të reflektoi fajtori, dhe si për çudi vetë Isa Mustafa tha e se e merr përgjegjësinë për këtë, por të njëjtën gjë e tha edhe Avdullah Hoti. “Isa Mustafa e ofroi dorëheqjen, dha dorëheqje edhe e gjithë kryesia e Partisë, por jo edhe kryetarët e degëve. Dorëheqjes së Isa Mustafës nuk i besohet, duke e ditë se çfarë njeriu është, i pa besë, injorant, të tradhton në çdo kohë, nuk e mbanë fjalën, është mashtrues i madh. Këtë e vërteton fakti se edhe pas gjoja dorëheqjes ai përzihet në punët e LDK e cila po përjeton çastet më të vështira të ekzistencës bash për shkak të Isa Mustafës. Këtë më se miri e tregon fakti kur ai në vend që të tërhiqet edhe fizikisht nga prania e tij në LDK ai merre pjesë në mbledhjen me kryetarët e degëve të LDK, por edhe më keq, në vend që të mos përzihet askund ai shkon edhe më larg sa qe e përcakton edhe pasardhësin e tij për kryetar Kujtim Shalën, pra njërin nga varësit e tij. Këtë punë të piste nuk është deshtë as që ka të drejtë moral ta bëjë Isa Mustafa. Ose ani pse në dorëheqje fletë se do të bëjnë reforma të reja për ta rimëkëmbë LDK. Po pse nuk i bëri këto reforma që 10 vite që ishte në krye të partisë të cilat i kërkonte edhe elektorati. Në vend se ai të përgjigjet se deri ku e katandisi LDK i jep te drejtë vetes të lënë edhe pasardhës. Kjo të bënë të kuptosh se dorëheqja e tij është mashtruese e kamufluar dhe pret përsëri rastin vetë”, pohon ai.

Sipas tij, për të marrë LDK vetën drejtë rimëkëmbjes Isa Mustafa duhet sa më shpejtë të rri në shtëpi e jo në LDK. “Rimëkëmbjen LDK nuk mund të marrë me zgjedhjen e ndonjë varësi të tij nga radhët e LDK kushdo qoftë ai ose ajo, sepse të gjitha aty janë bashkëpjesëmarrës në fundosjen e LDK. LDK për ta udhëheq duhet të vijë një figurë kundërshtar i Isa Mustafës, në këtë rast figura më e përshtatshme do të ishte që LDK pasi që të lirohet nga Isa Mustafa dhe klani i tij mafioz brenda LDK për kryetare të zgjidhët Vjosa Osmani më ç’rast LDK do të merrte vetën shumë shpejtë duke e parë autoritetin e saj. Por nëse Vjosa e merr pozitën e presidentes së Kosovës, që ia pamundëson edhe postin e kryetares së LDK, mendoj se një figurë tjetër emblematike do të ishte e përshtatshme për kryetare të LDK, kjo do të ishte Donika Gërvalla çika e heroit të kombit Jusuf Gervalla, një aktiviste e denjë dhe ambasadore e vërtetë e LDK në Evropë në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova por edhe e injoruar nga vetë Isa Mustafa të cilës edhe ia patë mbyll dyert e LDK. Çdo figurë tjetër që e merr pozitën e kryetarit te LDK nga varësit dhe bashkëpunëtorët e Isa Mustafës brenda LDK nuk do të ishte zgjidhje fatlume, por do ta keqësonte edhe më shumë situatën e LDK e ndoshta edhe deri në zhdukjen e sajë si parti politike”, thotë ai.

Ai shton se, fitorja e LVV është e merituar, por ndihmën më të madhe ia ka dhënë Isa Mustafa kur bëri hapa të gabuar kur pa dëshirën e anëtarësisë u lidh me Hashim Thaçin dhe SHIK-un por edhe duke i kundërshtuar kundërshtarët, duke i përjashtuar nga partia, çka mundësoi që një pjesë e madhe e anëtarësisë dhe elektoratit të ia kthen shpinën LDK.

“Më dallim nga rastet e më parshme kur qeveria pas zgjedhjeve harrnohej nga partitë paterica, kur dorëzohej ndaj Srpska Listës, LVV dhe Albin Kurti si kryeministër së bashku me Listën e Vjosa Osmanit besoj që nuk duhet të këtë ndonjë problem për formimin e qeverisë Kurti II, sepse LVV qysh tash i ka të sigurta 56 vende deputetesh, por kur të numërohen edhe votat e diasporës të cilat besohet se do të jenë mbi 80% në favor te LVV atëherë LVV dhe Lista e Vjosa Osmanit nuk kanë problem ta formojnë qeverinë pa ndihmën e askujt, sepse do ti kenë mbi 61 deputet.

Nga ana tjetër duke e pas parasysh këtë rezultat te LVV mendoj se nuk do të këtë ndonjë problem që Vjosa Osmani të zgjidhet për presidente e vendit. Jam shumë i bindur se ajo do të zgjidhet sepse do ti këtë mbi 80 deputet të pranishëm në sallë, dhe se fundit në rundin e tretë presidentja mund të zgjidhet edhe me 61 vota sa i ka LVV. Kuorumin në mbi 80 deputet të pranishëm në sallë do ta ndihmojnë PDK, AAK e pse jo edhe LDK pasi që nuk ka rrugë dalje tjetër, sepse çdo pazar politik në dobi te saj veç ka përfunduar. Kjo do të ndodhë edhe nga shkaku sepse Kosova nuk e ka luksin që brenda dy muajve të shkojë përsëri në zgjedhje të reja, sepse dihet se skema e votave do ta dëmtoj edhe PDK, AAK kurse ekziston rreziku që LDK të fundoset krejtësisht. Pas formimit të qeverisë së re Kurti II, kjo qeveri do të filloj më realizimin e premtimeve dhënë gjatën fushatës parazgjedhore në drejtim të ç’kapjës së shtetit nga strukturat më parshme mafioze të cilat janë të instaluara thellë në çdo segment të jetës”, thotë ai.

Sipas tij, është vështirë por kjo do të arrihet më premtimin dhe qëndrimin e fortë të Kurtit dhe Osmanit dhanë elektoratit. Ata do ta mbajnë fjalën sepse janë të pakorruptuar, janë të fjalës dhe besës. Së pari do të sjellin ligjet e që mundësojnë këtë siç është Ligji antikorrupsion, Ligji për konfiskimin e pasurisë se pa ligjshme, por ajo çka është më e rëndësishme është së do ta bëjnë vettingun në segmente e rëndësishme shtetërore si në prokurori, gjyqësi, polici etj. Më këtë rast të fortit, të korruptuarit, hajnat dhe plaçkitësit e shtetit nuk do të ndihën rehat sepse do te dhënë përgjegjësi morale dhe juridike për pasurin e tyre të paligjshme e cila edhe do të iu konfiskohet. Kjo edhe të ndodhë edhe nga shkau së kjo qeveri e ka stabilitetin e qëndrueshmërisë, e ka përkrahjen e votuesve për ndryshime, e ka përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, e sidomos të SHBA për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar i cili në Kosovë ka lulëzuar pa u prekur fare që 20 vjet e tutje. Këto ndryshime janë të domosdoshme, qeveria mundët ti bëjë dhe do ti bëjë me ç’rast do të kthehet jeta normale në Kosovë, do të kthehet liria e nëpërkëmbur nga komandantet e luftës të cilët nga lufta dolën krenar kurse nga paqja do të ikin të turpëruar për të gjitha të këqijat që ia bënë këtij populli për këto 20 vite duke e sjellë shtetin buzë kolapsit”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat