Analisti paralajmëron Kurtin: Kjo mund të ndodhë nëse nuk ia siguron Osmanit votat për presidente

Politika

Analisti paralajmëron Kurtin: Kjo mund të ndodhë nëse nuk ia siguron Osmanit votat për presidente

Nga: A.Morina Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:47
Albin Kurti

Posti i presidentit të vendit, po del të jetë një nga sfidat më të mëdha për qeverinë e re.

Ndonëse, Vetëvendosje fitoi mbi 47% të votave elektorale, prapë do të ketë vështirësi në sigurimin e 80 votave për zgjedhjen e presidentit.

Kjo pasi, postin e presidentit ia ka premtuar Osmanit, kurse partitë opzitare vështirë se do të votojnë pro për këtë të fundit.

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe mundësitë e zgjidhjes së presidentit të ri të vendit.

Image
Leon Duhanaj

Duhana u shpreh se Albin Kurti dhe Vjosa Osman, pas rezultatit të zgjedhjeve paralamentare të parakohshme kanë kanë përgjegjësinë e plotë për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

“Pas procesit zgjedhor të 14 shkurtit, i cili nxori VV-në si partinë fituese absolute, Albin Kurti në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, kanë përgjegjësinë e plotë që të kujdesen për formimin e institucioneve, përkatësisht zgjedhjen e Presidentit/es dhe Qeverisë.

Me që subjektet tjera nuk kanë mundësi numerike për të vepruar pa VV-në, atëherë përgjegjësia bie ekskluzivisht mbi VV-në”, deklaroi Duhanaj.

Analisti sugjeroj Kurtin që të kërkoj bashkëpunim me spektrin politik dhe jo të injoroj, pasi do të mund të përballet me vështirësi si në të kaluarën.

“Në ketë kontekst, mendoj z. Kurti duhet të kërkojë bashkëpunim në kuadër të spektrit politik, jo duke akuzuar e injoruar por duke u kërkuar bashkëpunim të sinqertë, sepse për z. Kurti edhe ashtu do duhej të ishte vështirë gjetja e bashkëpunimit pasi që në të kaluarën ky ka mohuar çdo bashkëpunim me partitë tjera, shih, ligjin për pandeminë të cilin refuzojë ta votojë edhe përkundër faktit që ishte me rëndësi jetike për qytetarët”, theksoi ai.

Duhanaj konsideron që Albin Kurti do ta ketë mbështetjen e minoriteteve dhe atë të Listës Serbës, mirëpo e paralajmëroi se Lista Serbe ka kushtëzime dhe mund të fsheh ndonjë kërkesë të pashkruar.

“Mendoj që z. Kurti do të ketë mbështetjen e minoriteteve, edhe atë të Listës Serbe, por që në një mbështetje të tillë, opinion duhet ta di se mund të fshihen kërkesa dhe premtime të pashkruara, të cilat mund të jenë të dëmshme për vendin, sepse Lista Serbe, nuk e përkrah askënd blanko pa kushtëzime”, nënvizoi ai.

Në fund, analisti paralajmëroi Kurtin se në rast se nuk arrin të i siguroj votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente, atëherë mund të dalin problem brenda koalicionit.

“Zgjidhja me e mirë, natyrisht do ishte bashkëpunimi ndër shqiptarë, përmes të cilit do të krijohej një stabilitet paska me afatgjatë e ky arrihet nëse z. Kurti bën koalicion me ndonjëren nga 3 partitë shqiptare. Natyrisht që nëse nuk i përmbahet marrëveshjes me znj. Osmani, mund t'i dalin probleme të papara të cilat mund ta çojnë edhe në opozitë dhe për të cilat faji kishte me qenë ekskluzivisht i tij”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat