Kandidimi i Qunit për kryetar të LDK-së, analisti: Ka vlera dhe kulturë politike të trashëgimisë rugoviane

Politika

Kandidimi i Qunit për kryetar të LDK-së, analisti: Ka vlera dhe kulturë politike të trashëgimisë rugoviane

Nga: A.SH Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 20:46
Anton Quni

Pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga posti i kryetari të LDK-së, deri tani vetëm Anton Quni e ka bërë publike kandidaturësn e tij për kryetar të LDK-së.

Dorëheqja e Isa Mustafës erdhi pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Analisti politik Fatmir Bajraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, kandidatua e Anton Qunit është ambicie legjitime sepse kandidimi zyrtar shpallet në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosoves, konform Statutit të partisë si akt themelor i saj.

Shpallja e "kandidaturës" për Kryetar të LDK-së, nga ana e z.Anton Quni, ambicje legjitime! Kandidatura zyrtare për Kryetar të LDK-së, shpallet në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosoves, konform Statutit të partisë si akt themelor i saj! Tanimë, pas dorëheqjes së Kryetarit të LDK-së, akademik Isa Mustafa, si akt moral dhe përgjegjësie politike për humbjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme paralemnatre të 14 shkurtit 2021, dhe rezultatit katastrofal të subjektit të cilit i printe z.Mustafa, i'u hap rrugë një procesi legal brenda partisë, proces ky i cili do të derivoj një garë legjitime dhe legale për të parin e saj në organin ma të lart, siç është Kuvendi i LDK-së. Konform statutitit të LDK-së, si akt themelor i saj, Kryetari në dorëheqje, akademik Isa Mustafa, pasi njoftoj Kryesinë e LDK-së për dorëheqjen dhe marrjen e përgjegjësisë për humbjën e zgjedhjeve, paralajmëroj se afati prej 60 ditëve, do të jetë edhe më i shkurtër se kaq, për ta thirr Kuvendin e LDK-së, për zgjedhjen e Kryetarit të ri të LDK-së, dhe me gjasë edhe të organeve tjera të partisë, përfshi Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e cila sipas interpretimit të nënkryetarit Haziri, është në dorëheqje”, ka thënë ai.

Sipas tij, shpallja e kandidimit dhe bërja publike e ambicies dhe synimit të tij, është e drejtë e pamohueshme dhe mbi të gjitha, është e drejtë legjitime e secilit titullar në strukturat drejtuese të LDK-së.

"Kandidatura" e vetëshpallur e z.Quni, në nivelin e ambicies dhe gatishmërisë personale e cila shpreh jo vetëm vullnetin, por edhe zotimin personal, t'i hyj garës për të parin e partisë në një momentum të ri dhe kontekst të krijuar si pasojë e dorëheqjes së z.Mustafa nga pozita e Kryetarit të LDK-së. Shpallja dhe bërja publike e ambicies dhe synimit të tij, është e drejtë e pamohueshme dhe mbi të gjitha, është e drejtë legjitime e secilit titullar në strukturat drejtuese të LDK-së, siç është Ministri në detyrë i FSK-së, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, njëherit Kryetar i Deges së LDK-së në Prizren dhe i organeve të larta të partisë, z. Anton Quni”, potencon Bajraj.

Ai më tej vlerëson lart figurën e Anton Qunit duke thënë se, është një figurë kredibile nacionale, me autoritet të pakontestueshëm qytetar dhe mbi të gjitha me një begraund unik në jetën politike, institucionale dhe mbi të gjitha, në atë ushtarake, të luftës për liri.

Sipas tij, në këtë garë z. Quni është vetëm njëri nga pretendentet serioz.

“Z. Quni, është figurë kredibile nacionale, me autoritet të pakontestueshëm qytetar dhe mbi të gjitha me një begraund unik në jetën politike, institucionale dhe mbi të gjitha, në atë ushtarake, të luftës për liri, dhe subordinimit institucional të Republikës së Kosovës, me President Ibrahim Rugova si Komandant suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Z. Quni, me rastin e shpalosjes se ambicies për të parin e LDK-së, ka provuar faktin se në LDK, do të ketë garë, dhe në këtë garë z. Quni është vetëm njëri nga pretendentet serioz, i cili i jep garës sharmin dhe karakterin e më shumë kandidatëve të cilët do t'i hyjnë filtrit legal të organit ma të lartë të LDK-së, siq është Kuvendi i LDK-së, organ ky i cili do të derivoj organe të reja dhe kulmoj me zgjedhjen e Kryetarit të LDK-së. Ky Kuvend i LDK-së, i cili mbahet për shkak të rrethanave të krijuara nga dorëheqja e Kryetarit Mustafa dhe i cili mbahet ndërmjet Kuvendeve Zgjedhore të LDK-së, të cilet mbahen në çdo katër vite, ky i tanishmi, është Kuvend Pune, me ç'rast punimet dhe vendimet e këtij Kuvendi, janë të mbështetura në Statut të LDK-së, dhe janë legjitime dhe legale”, shprehet Bajraj.

Ai ka renditur edhe nenet e statutit të LDK-së, i cili sqaron procedimin e zgjedhjes së Kryetarit të LDK-së nga ana e Kuvendit.

“Anton Quni, kësaj gare do t'i futet bashkë me kandidat tjerë potencial të partisë të cilët ende nuk kanë shprehur dhe as publikuar ambicjet e tyre, por që të njëjtat mund t'i shfaqin në ditet dhe javet në vijim, por të cilat doemos duhet të konfirmohen si kandidatura zyrtare në Kuvendin e LDK-së, dhe vetëm aty.

Neni 25 i Statutit të LDK-së, sqaron procedimin e zgjedhjes së Kryetarit të LDK-së nga ana e Kuvendit :

25.1 Kryetari i LDK-së zgjedhet në Kuvendin e LDK-së, me votim të fshehtë.

25.2 Kandidimi për kryetar bëhet në Kuvend. Secila kandidaturë duhet të miratohet me

50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm.

Një kandidat serioz për Kryetar të LDK-së, i cili duhet të kaloj dhe marrë miratimin e Kuvendit të LDK-së konform Statutit të partisë, duhet të jetë kandidat i deshmuar në respektimin e programit dhe vendimeve të strukturave dhe forumeve të LDK-së, një kandidat i cili promovon konsistencë politike-partiake dhe vlera të demokracisë parlamentare euro-përendimore, ku vullneti i shumicës është ligj dhe normë e sjelljes pavarësisht mendimit përsonal dhe diversitetit të mendimeve brënda struktures dhe forumeve në parti”, ka thënë Bajraj.

Në fund Bajraj shton se, pavarësisht se cili do të jetë kryetari i LDK-së, duhet të kujdesen fort dhe fuqishëm në ruajtjen dhe kultivimin e tri shtyllave boshtore të projektit nacional të LDK-së, n'krye me presidentin historik Rugova: Kosovocentrizmin, orientimin pro-përndimor dhe miqësinë dhe partneritetin përmanent me SHBA-të.

“Një kandidat dhe pretendent potencial për pozitën e t'parit në LDK, duhet të jetë provuar n'parti dhe në organet e saj, edhe si njeri-poltikan, i cili promovon ide dhe alternativa, të cilat provon t'i ngritë në nivelin e mbeshtejes së shumicës dhe në të kundertën ; të i nënshtrohet vullnetit të shumicës si verdikt final i vlerëshem për individin dhe partinë. Z.Quni, sikurse edhe kandidatët tjerë potencial për të parin e LDK-së, duhet ta bindin Kuvendin e LDK-së, se në rast të zgjedhjes në krye të partisë, do t'i respektojnë parimet bazë të demokracisë paralemntare të shprehura më lartë, dhe mbi të gjitha, të sigurojnë se edhe tani e tutje se do të kujdesen fort dhe fuqishëm në ruajtjen dhe kultivimin e tri shtyllave boshtore të projektit nacional të LDK-së, n'krye me presidentin historik Rugova:

Kosovocentrizmin, orientimin pro-përndimor dhe miqësinë dhe partneritetin përmanent me SHBA-të.

Besoj fuqishëm, se z.Quni dhe kandidatë tjerë potencial për Kryetar të LDK-së, posedojnë këto vlera dhe kulturë politike të trashegimisë Rugoviane, andaj edhe janë aty, dhe gardian të saj”, përfundon Bajraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat