“Vetëm Vjosa e rikthen LDK-në në rrugën e saj”

Politika

“Vetëm Vjosa e rikthen LDK-në në rrugën e saj”

Nga: A.M. Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:47
Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që së shpejti të zgjedh kreun e partisë.

Për këtë pozitë, e kanë shpallur kandidaturën Melihate Tërmkolli, Anton Quni dhe Lutfi Haziri.

Për të parin e LDK-së është përmendur shumë herë emri i Kujtim Shalës, ndërkaq ka zëra edhe që e duan kthimin e Vjosa Osmanit.

Lidhur më këtë, analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se LDK ka nevojë për një përmbytje të aktualitetit, e këtë nuk ia ofrojnë këta kandidat.

“Asnjëra nga këto figura s`do e kthente atë për të cilën LDK ka nevojë. Realisht, LDK ka nevojë për një përmbytje të aktualitetit, të cilën s’mund ta garantojnë asnjëri nga këta. Për më tepër po shihet një duel në mes të Lutës dhe Kujtimit, që mund të përshkallëzohet deri në ndarje të mëtutjeshëm”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka folur edhe për kandidaturën e Qunit, si dhe ka përmendur edhe Osmanin.

“Do të thosha Antoni do të mbante balancat aktuale mes grupeve në LDK, por edhe ky nuk e bën përmbytjen në LDK. Vetëm Vjosa e rikthen LDK në rrugën e saj të ngritjes së shpejt, të tjerët jo. Pas procesit të zgjedhjeve në LDK nuk pres fuqizim të kësaj partie, fatkeqësisht do të vazhdojë eroizioni në këtë parti”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat