Fitorja bindëse e Albin Kurtit, kandidati për deputet i Vetëvendosjes ka një shpjegim

Politika

Fitorja bindëse e Albin Kurtit, kandidati për deputet i Vetëvendosjes ka një shpjegim

Nga: N. H Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti ka shënuar fitoren rekorde në zgjedhjet e jashtëzakonshme Parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt në Kosovë.

Por, cili është shpjegimi nga Lëvizja Vetëvendosje, për rritjen e madhe që pati kjo parti në zgjedhjet e fundit.

Veprimtari i kamotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se kjo ishte gjëja më e zakontë, ku qytetari përmes votës së tij përcaktoi forcën politike.

Image
Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë Mimoza Shala dhe Gani Krasniqi

“Në vlerësimin tim, gjëja më e zakontë, më e njerëzishme, më e natyrshmja, më qytetarja, që e bëri ketë të mundur për të ndodhur, në këtë nënqiell shqiptarë, është pikërisht kjo; të shprehësh vullnetin përmes votës dhe të përcaktosh, se cila është ajo forcë politike që do t’ia besosh mandat-shërbimin. Pra, cili subjekt politik është i gatshëm të merr përsipër përgjegjësitë për të qeverisur. Kjo është qytetaria; kështu kultivohet demokracia. Pra, duke kryer obligimin shoqëror, qytetar, kombëtar e kushtetues, në të njëjtën kohë institucionalizon vullnetin tënd, se cili është i përgjegjshëm për të shërbyer”, u shpreh Krasniqi.

Lexo edhe: Veprimtari i çështjes kombëtare: LVV-ja ia tregoi vendin atyre që e kapën dhe e zbrazën Kosovën

Me tej veprimtari i njohur i çështjes kombëtare ka siguruar se partia e tij gjithnjë do të jetë, e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme në veprimet e saja, qoftë opozitare apo tani në qeverisje.

“Në shikim sipërfaqësorë, qytetari ynë, sikur dukët ca i përgjumur. Por, e vërteta tregon të kundërtën e asaj, që mashtruesit mashtruan vetën e tyre. Njeriu ynë është i pjekur politikisht, madje, shumë më shumë se ç’mashtrojmë në vetën, ani se duron shumë, duke të vëzhguar në veprime dhe premtimeve të bëra, por ai nuk flenë dot. Ky reagon mu në kohë, dhe thotë; ja këtu jam, nuk lejoj dot më... Lëvizja Vetëvendosje jo vetën se ishte, por gjithnjë do jetë, e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme në veprimet e saja, qoftë opozitare apo tani në qeverisje. Ishte dhe do mbetet konsistente në qëndrimet e saja, në raport me qytetarin; ishte e sinqertë dhe e hapur ndaj tij, jetonte me hallet dhe vështirësitë e që përballej ai. Me fjalë tjera ishte vet qytetari. E këto jo vetëm i vërejti, por i vlerësoj lart qytetari, dhe në bazë të kësaj gjykoi më 14 shkurt”, ka deklaruar kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat