Fuqia dhe trysnia amerikane detyron Serbinë ta përmbyllë dialogun me një marrëveshje përfundimtare!

Politika

Fuqia dhe trysnia amerikane detyron Serbinë ta përmbyllë dialogun me një marrëveshje përfundimtare!

Nga: N.Sh Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:26
Ilustrim

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të rifillojë së shpejti.

Delegacioni i Kosovës me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidenten e ardhshme Vjosa Osmanin, do të paraqiten së shpejti në Bruksel.

Ky dialog tashmë do të ketë një kahje tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim deri më tani.

Edhe SHBA, kanë filluar të bëjnë trysni ndaj Serbisë, të cilët po i dërgojnë letra të njëpasnjëshme presidentin serb.

Se sa do të ketë sukses delegacioni nga Kosova, sipas analistit politik, Shemsi Jashari do të varet nga insistimi i SHBA-së, për ta detyruar Serbinë që të bindet me përmbyllë dialogun me njohje reciproke.

Sipas ti, Kurti e Osmani nuk kanë fuqi për të detyruar Serbinë që të nënshkruajë asnjë marrëveshje.

“Procesi i dialogut, dinamika e procesit, dështimi apo suksesi i tij varet shumë dhe vetëm nga insistimi i SHBA-ve, si sponsorues i shtetit dhe aleati ynë për ta detyruar Serbinë që të bindet për të përmbyllur dialogun me një njohje reciproke. Z. Kurti dhe znj. Osmani nuk e kanë fuqinë për të detyruar Serbinë për të nënshkruar asnjë marrëveshje dhe krejt çka munden të bëjnë është të përgatiten për dialog dhe të mos bëjnë ndonjë veprim që dëmton imazhin dhe apo interesat shtetërore të Kosovës”, thotë Jashari për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, për kryeministrin Albin Kurti do të jetë bukur sfiduese të kompletojnë një ekip profesional dhe me përvojë për negociata dhe negociatat do të jenë shumë më të vështira, sesa duken prandaj z. Kurti e presin ditë dhe vendime të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat